DURRËS- Është kthyer në modë shantazhi nëdër të mitur. Pak ditë më parë, dy të rinj nga Berati kërcënonin një vajzë se do ti nxirrnin foto intime, ndërsa sot e njëjta gjë ndodh në Durrës.
Dy të mitur u shoqëruan në polici pasi kanë kanosur përmes rrjetit social “Facebook” një nxënëse të shkollës. D.K. 15 vjeç dhe R.M. 15 vjeç, të dy nga qyteti i Durrësit, kërcënonin shoqen e shkollës, K.H. 15 vjeçe me publikim të disa fotove në “Facebook” në rast se ajo nuk u jepte 200 mijë lekë.
Policia i arrestoi fillimisht adoleshentët dhe më pas vendosi t’i procedojë në gjendje të lirë. Mësohet se dy të rinjtë njiheshin me vajzën dhe e kishin fotografuar duke u përqafuar me një djalë tjetër. Ata e kërcënonin dhe e përndiqnin të miturën vazhdimisht përmes rrjetit social “Facebook” se në rast se ajo nuk u jepte 200 mijë lekë, ata do t’i publikonin fotot.