TIRANE- “Botim elegant që harmonizon konceptualen e imazhit dhe artin e poezisë me provokimin estetik duke pasuruar shijen bibliografike të leximit.” Me këtë motivacion poetja Rita Petro ka rrëmbyer çmimin kombëtar të letërsisë për këtë vit. Trofeu iu dorëzua në 95-vjetorin e Bibliotekës Kombëtare nga Kryeministri Rama dhe ministrja e Kulturës Kombaro.
“Vrima” nga Rita Petro është një vëllim me poezi erotike, i cili ngjalli jo pak debate në kohën kur u botua.