Në takimin e fundvitit me përfaqësues të trupit diplomatik në Tiranë, Kryeministri Rama i kushtoi një moment të veçantë reformës në drejtësi.
“Reforma në drejtësi është një parakusht për hapjen e negociatave. 90% e shqiptarëve besojnë, se në Shqipëri nuk ka drejtësi . Mbi 80% pohojnë më plot gojën, që sistemi është i korruptuar. Ne të gjithë në sallë jemi 100% dakord, që në Shqipëri nuk ka drejtësi dhe korrupsioni përcakton vendimet e drejtësisë”, u shpreh Rama.
Kryeministri vijoi duke pohuar se: “pa i çuar rrathët e tërmetit të reformave nën këmbët e drejtësisë, nuk do garantojmë dot themelet e ngrehinës moderne, shtetit demokratik”.