Jozefina Topalli ka treguar pa dorashka në rubrikën: “E kam bërë, Se kam bërë” në “Oktapod” në Vizion Plus disa aspekte të marrëdhënies së saj brenda Partisë Demokratike me Sali Berishën dhe Lulzim Bashën, por edhe me palën kundërshtare në Parlament.
Teksa Berishën kur ai ishte kryetar i PDsë, Topalli tha së kundërshtitë me Berishën kanë qenë të shumta.
“E kam kundërshtuar Berishën përgjithësisht për emërimet e ministrave”, tha Topalli.
Ajo gjithashtu iu përgjigj edhe pyetjes nëse kishte refuzuar t’i kthente Bashës përgjigje, kur ky i fundit i ka kërkuar me insistim të takohet me të.