BERAT- Dy të rinj nga Berati kërcënonin një vajzë të mitur se do ti publikonin në facebook foto e video intime të saj. Pas denoncimit, policia arrestoi Marjus Dokon 19 vjeç nga Berati dhe Pandaleimon Zhongan 20 vjeç edhe ky nga Berati.
Siç bën të ditur policia, këta dy persona kanë kanosur dhe ushtruar dhunë psikologjike ndaj vajzës me iniciale A.K. Ata i kërkonin 300.000 mijë lekë (të vjetra), me qëllim për të mos i publikuar në këtë rrjet disa foto dhe video intime.