TIRANE- Berisha ka atakuar sot ambasadorin gjerman në vendin tonë, duke e qujatur avokat të Qeverisë. Reagimi vjen pas deklatarës së Hoffman kundër djegies së bunkerit në protestën e PD-së.
“Ambasadorët i respektoj, kam mirëkuptim të plotë në thirrjet e tyre për të shmangur dhunë, por absolutisht nuk pranoj qëndrimin e tyre ndaj bunkerit. Ky është qëndrimi i prerë. Shpreh keqardhje bunkeri është statuja, konstelacion i diktatorit Hoxha ngritur nga Edi Rama për të poshtëruar shqiptarët.
Mendoj se Hoffman duhej të ishte tronditur më shumë për zgjedhjet por kur merr përsipër të bëjë avokatinë e qeverisë që në fillim për arsye të ndryshme e ke të vështirë të tronditesh për gjëra që nuk i interesojnë qeverisë.
Unë kam pasur mundësi tia përcjell këtë mesazh dhe tani po e them publikisht. Herr Hoffman është diplomati i vetëm në Tiranë, dhe i vetmi njeri pas Muç Nanos që tha këto zgjedhje ishin më të mira se të parat. Argumenti që dha Herr Hoffman, për të cilin kam respekt, pasi vendi i tij ka dhënë shumë kontribut për Shqipërinë më shumë se çdo vend tjetër, argumenti që dha është i mjerueshëm.
Në mirëkuptimin më të madh i them këtij njeriu se kam 25 vjet që merrem me politikë në këtë vend por më gjej një njeri të pavarur në këtë vend nga politika”.