Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Marrëzia e koncesioneve, kostot trefishohen për qytetarët

2015/11/29 at 10:31 AM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 7 min
A A
Marrëzia e koncesioneve, kostot trefishohen për qytetarët

Teksa Shqipëria është në kulmin e lëshimit me koncesion të shërbimeve publike ndaj privatëve, Komisioni Europian dhe Banka Botërore po hedhin alarmin se këto forma të reja investimi që kanë lulëzuar kryesisht në dekadën e fundit janë vështirësisht të kontrollueshme dhe shpesh me kosto për qytetarët edhe në vendet e zhvilluara.


Por këto konkluzione nuk po e pengojnë qeverinë të faturojë kosto të pallogaritshme te qytetarët, të cilat nëpërmjet valës së re të koncesioneve, jo vetëm që do të shtohen në vitet në vijim, por janë edhe një rrezik i madh për stabilitetin fiskal të vendit në periudhë afatgjatë.

Praktikat shqiptare të këtyre investimeve janë të frikshme. Bizneset dhe qytetarët shqiptarë po paguajnë edhe për shërbime që nuk u ofrohen kurrë.

Vetëm te nafta, konsumatorëtpaguajnë 2 lekë për litër ose rreth 15 milionë euro në vit që shkojnë të ardhura për koncesionet e skanimit dhe markimit të karburanteve. Shoqata e Hidrokarbureve pohoi se, edhe pse nafta as nuk markohet dhe as nuk skanohet, biznesi paguan tarifat të cilat janë përfshirë në çmimme 2 lekë për litër. Ministria e Financave e ka një dosje me prova se koncesionari i markimit, GFI Albania, nuk ka kryer asnjë investim dhe është në shkelje të plotë të marrëveshjes, por nuk po ndërhyn duke e lënë kompaninë të operojë në vullnetin e saj.

Grosistët e cigareve pohuan se kosto e pullës fiskale është rritur me tre herë me dhënien e saj me koncesion ndaj kompanisë SICPA. Vitin që shkoi llogariten 3.2 milionë euro pagesa vetëm për pullën fiskale nga grosistët e cigareve, të cilat janë transferuar në çmimet për konsumatorët fundorë, me më shumë se 2 lekë për paketë, ndërkohë që importi i cigareve është në rënie pikiatë dy vitet e fundit, çka tregon se ky shërbim nuk ka kryer funksionin e tij, atë të uljës së informalitetit.

Bizneset në Portin e Durrësit paguajnë një tarifë 50 lekë për paletë, e cila nuk është në librin e tarifave që ushtrohen në port, por vilet nga koncesionari Albanian Ferry Terminal dhe qeveria nuk ndërhyn. Sapo ka nisur nga puna koncesioni i skanimit në dogana Rapiscan dhe për shkak të një gabimi në rinegocimin e kontratës, biznesi e pagoi fillimisht dy herë tarifën 22 euro për çdo deklaratë doganore, ndërsa financat u detyruan ta rishikojnë sërih marrëveshjen, me koston që tani do e mbajë vetë buxheti.

Tarifa që do të reflektohet në çmimet e mallrave të importit rrezikon ta bëjë Shqipërinë më pak konkurruese në tranzitimin e mallrave në rajon.

Absurditeti qëndron në faktin se këtë tarifë e paguajnë edhe importuesit që nuk e marrin këtë shërbim dhe se një praktikë e tillë nuk aplikohet në asnjë vend europian.

Qeveria shqiptare është në përpjekje dëshpëruese disavjeçare me koncesionarin e Aeroportit Nënë Tereza për heqjen e ekskluzivitetit, për shkak të të cilit Shqipëria ka çmimet e biletave të avionëve të paktën 30% më të shtrenjta se në rajon.

Vetëm pak kohë më parë, qeveria ka sinjalizuar jo zyrtarisht mosrinovimin e kontratës me britanikët e Crown Agents, të cilët dështuan në përmbushjen e detyrimeve për të rritur të ardhurat doganore me 100 milionë dollarë në vit. Por britanikët e Crown Agents kanë përfituar ndërkohë pagesat 8.5 milionë euro në këto dy vite nga taksapaguesit shqiptarë.

Por të gjitha këto disfata nuk po shërbejnë si mësim për më shumë maturi në kontrata të tilla në të ardhmen. Përkundrazi si kurrë më parë, institucionet shqiptare janë përfshirë në valë të ethshme koncesionesh, bilanci i të cilave lajmëron pasoja. Vetëm Ministria e Shëndetësisë dha vitin e fundit katër koncesione, Check UP, kontrollin bazë mjekësor, shërbimin e hemodializës, sterilizimin dhe përpunimin e mbetjeve spitalore, ndërsa është në proces dhënia me koncesion e shërbimit laboratorik. Këtë fundviti, pritet të nënshkruhet koncesioni për Rrugën e Kombit me një kosto vjetore të paktën 14 milionë euro mbi përdoruesit e rrugës. Ministria e Ekonomisë ka futur në proces më shumë se 70 koncesione me partneritet publikë privatë që kalojnë vlerën e 3 miliardë dollarëve.

Eksperti i Ekonomisë, Zef Preçi, pohon se ka një problem të madh kushtetues me koncesionet. Qeveria e ka mandatin 4 vjet e nuk ka asnjë të drejtë ekskluzive që të lënë peng për 25 – 30 vjet apo më shumë, pa pasur konsensus të mjaftueshëm edhe nga të tjerët, në këtë rast opozita, tha ai. “Unë e kuptoj, qeveria është në nevojë dhe sheh koncesionin si zgjidhje, por mendoj gjithashtu se ka një abuzim dhe një teprim me to”, u shpreh ai. Preçi kujton se, me tre faqe biznesplan u mor skanimi i kontejnerëve në Dogana, nga të cilat 210 mln euro hynë në xhepat e kompanive të huaja, me bashkëpunëtorë shqiptarë.

Koncesioni i pullave rriti me tre herë kostot

Pullat fiskale për mallrat e akcizës aktualisht kushtojnë tre herë më shumë se kur printoheshin nga shteti. Nga 1 lek që kushtonte një pullë fiskale para 2013 tani është diku tek 3 lekë (+/- në varësi të kursit të euros). Përparim Tushaj, nga ConsultingALB Partner, tha se kur është miratuar ky koncesion, importet ishin llogaritur në 4,000 tonë në vit që në numër pullash për duhanin i bie 200 milionë paketa/pulla.

Kostoja totale e grosistëve të cigareve është rreth 4.3 milionë euro vetëm për pullën fiskale, që me koncesionin ka pësuar një rritje 2.9 milionë euro vetëm për cigaret. Pulla fiskale bashkë me rritjen e akcizës së cigareve duket se ka qenë “mallkimi” i industrisë së duhanit, e cila rezultoi me norma të ulëta shitje.

Importi total i cigareve vitin që shkoi ishte rreth3,000 tonë ose 150 milionë paketa. Vlera totale e pullave është 3.2 milionë euro dhe kompania e Sicpa ka fituar diku te 2 milionë euro vitin e kaluar vetëm nga industria e duhanit. Kostot janë transferuar totalisht te çmimet e konsumatorit, – pohojnë grosistët.

Por ndërkohë janë edhe miliona euro të tjera që gjenerohen për pijet alkoolike. Grosistët e verës pohuan se, vetëm vënia e pullës fiskale në një shishe verë importi kushton 0.5 euro. Pasi me hyrjen në fuqi të koncesionit të pullës, vendosja e saj për mallrat e importit kryhet në fabrikat e prodhimit dhe jo në magazinat doganore, duke bërë që kosto e pullës të shumëfishohet disa herë.

Pulla e re fiskale mbi industrinë e cigares me qëllim uljen e evazionit nuk ka sjellë rezultatet e pritshme në këtë drejtim, pasi importet e cigareve qysh nga viti 2013 kanë rënë me 27%.

Markimi 150 mln euro që nuk po funksionon

Tani, në krye të dy viteve që kur nisi nga puna koncesioni i markimit të karburanteve nga GFI Albania, nuk po kryhet funksioni themelor për të cilin ka kontratën me qeverinë shqiptare. Shoqata e Hidrokarbureve lajmëron qeverinë, por nuk ka kundërveprim.

GFI Albania, nëpërmjet një kontrate 10-vjeçare që kushton 150 milionë euro, duhej të ngjyroste naftën në përputhje me qëllimin e përdorimit, me qëllim eliminimin e abuzimit me cilësinë e destinacionit dhe në fund, shmangien e taksave.

Mirëpo Shoqata e Hidrokarbureve thotë se kompania nuk po plotëson asnjë nga këto detyrime, nuk ka bërë asnjë investim dhe për rrjedhojë, kontrata koncesionare është shkelur në të gjitha pikat.

Në një letër të posaçme për këtë çështje, Shoqata e Hidrokarbureve ka lajmëruar Ministrinë e Financave si palë kontraktore me koncesionarin, se po lejon GFI Albania të shkelë të gjitha të drejtat dhe të abuzojë në mënyrë të paligjshme mbi subjektet detyruese, pa asnjë lloj alternative kontrolli, ankimimi dhe as kërkese për zbatimin e investimeve që ai detyrohet me ligj.

Në kontratë midis Ministrisë së Financave dhe GFI, shtojca 4, përcaktohet qartë specifikimi teknik për makineri dhe pajisje, se koncesionari duhet të ndërtojë për injektimin e markuesit në karburant një sistem injektimi manual ose automatik dhe sistemi i pompave të procesionit duhet të jetë i kompjuterizuar dhe të transmetojë në kohë reale të dhënat. Por sot e kësaj dite, njofton Shoqata, investimi është zero. Nuk është ndërtuar asnjë impiant. Injektimi bëhet duke hedhur markuesin nga disa epruveta në autobot. Ndërsa përqendrimi i markuesit, sipas marrëveshjes, duhet të jetë 4 gramë për 1000 litër, hedhja me dorë e ngjyrës në autobot e bën totalisht të pamonitorueshme këtë normë.

Paradoksi tjetër është se grosistëve, GFI, nuk u jep asnjë certifikatë cilësie për markuesin që hidhet në karburant dhe për më tepër, asnjë autoritet shqiptar nuk e certifikon. Për më tepër, koncesionari nuk garanton homogjenitetin e përqendrimit të markuesit në momentin e markimit (për arsye se nuk ka ndërtuar impiantet përkatëse), por pretendon se kjo ndodh, pasi autoboti të këtë udhëtuar të paktën 10 km.

Sipas këtij kriteri absurd që aplikon koncesionari, meqenëse shumica e konsumit është e përqendruar në Tiranë-Durrës, i bie që shumica e autoboteve të mos e përshkojnë këtë distancë, çka do të thotë se monitorimi që kërkohet të bëhet në treg është vetëm një tallje dhe dhunim i subjekteve detyruese. Ligji i detyron grosistët që pas markimit në magazina duhet të mbahet një mostër nga karburanti, në mënyrë që ajo të krahasohet me pikat e pakicës. Por në kushtet në të cilat kryhet markimi, kjo nuk mund të ndodhë. Shoqata e Hidrokarbureve i ka bërë thirrje qeverisë, e cila në pamundësi për të prishur kontratën, duhet të penalizojë kompanitë për moszbatimin e saj.

Tarifa që grosistët e naftës i paguajnë koncesionarit është 614 lekë plus TVSH-në, për 1000 (një mijë) litra të markuara.

Luigj Aliaj nga Shoqata e Hidrokarbureve pohon se, koncesioni i skanimit dhe markimit ka një kosto prej më shumë se 15 milionë eurosh në vit dhe se është transferuar e gjitha në çmimet fundore të konsumatorëve.

Ndërsa, kompania Riu Transport me qendër në Durrës tregon për “Monitor” se vendosja e sistemit të ri të skanimit në Doganë ka rënduar më tepër “xhepat” e klientëve. Sara Hoxha, menaxhere e firmës thotë se tarifa prej 22 eurosh i shkon klientit dhe rrjedhimisht është kosto e shtuar për ta. /Monitor



Ju sugjerojmë

Elbasan, autobusi me nxënës përplaset me tabelën e një karburanti dhe një automjet
Kronikë

Elbasan, autobusi me nxënës përplaset me tabelën e një karburanti dhe një automjet

18 Qershor, 2026 2:28 pm
“Zvërneci”, zbardhet rezoluta e PE: Komisioni e ka paralajmëruar Shqipërinë…
Aktualitet

“Zvërneci”, zbardhet rezoluta e PE: Komisioni e ka paralajmëruar Shqipërinë…

18 Qershor, 2026 2:21 pm
Hegseth shpërthen kundër NATO-s: Turp që na mbyllët bazat
Bota

Hegseth shpërthen kundër NATO-s: Turp që na mbyllët bazat

18 Qershor, 2026 2:16 pm
Rama për Reporterët pa Kufij: Zëri i opozitës, 3.57 herë më i lartë se qeveria
Kryesore

Protesta, Rama: S’e kuptoj pse “flamingot” nuk duan të ndahen nga “sorrat e korbat”

18 Qershor, 2026 1:36 pm
Bido: Unë nuk kam skelete në dollap si Sali Berisha, s’kanë ku t’më kapin
Politikë

Bido: Unë nuk kam skelete në dollap si Sali Berisha, s’kanë ku t’më kapin

18 Qershor, 2026 1:33 pm
Seanca vazhdon me tensione, deputetët e PD bllokojnë foltoren
Kryesore

Seanca vazhdon me tensione, deputetët e PD bllokojnë foltoren

18 Qershor, 2026 12:59 pm
Meta kundërshton akuzat e prokurorisë: Nuk jam marrë kurrë me shpenzimet familjare
Kronikë

Meta kundërshton akuzat e prokurorisë: Nuk jam marrë kurrë me shpenzimet familjare

18 Qershor, 2026 12:44 pm
Trump: Më pëlqen shumë Pallati i Versajës, është plotë me ar
Bota

Trump: Më pëlqen shumë Pallati i Versajës, është plotë me ar

18 Qershor, 2026 12:23 pm
Kryebashkiakja e Roskovecit Majlinda Bufi paraqitet në SPAK
Kronikë

Kryebashkiakja e Roskovecit Majlinda Bufi paraqitet në SPAK

18 Qershor, 2026 12:13 pm
Deputetët e PD bllokojnë foltoren, nuk lejojnë deputetin Ardit Bido të mbajë fjalën
Kryesore

Deputetët e PD bllokojnë foltoren, nuk lejojnë deputetin Ardit Bido të mbajë fjalën

18 Qershor, 2026 11:37 am
Para
Rrëfim i padëgjuar më parë për Isa Boletinin

Rrëfim i padëgjuar më parë për Isa Boletinin

Droga në klubet e natës, kur te duash dhe sa te duash

Droga në klubet e natës, kur te duash dhe sa te duash

Talenti nga Elbasani, që e kërkon Arsenal me çdo kusht

Talenti nga Elbasani, që e kërkon Arsenal me çdo kusht

Please login to join discussion















TE FUNDIT

Elbasan, autobusi me nxënës përplaset me tabelën e një karburanti dhe një automjet

Elbasan, autobusi me nxënës përplaset me tabelën e një karburanti dhe një automjet
18 Qershor, 2026

Një aksident rrugor është regjistruar këtë të enjte në Elbasan, ku një autobus me nxënës ka humbur kontrollin dhe është...

Lexo më shumë

“Zvërneci”, zbardhet rezoluta e PE: Komisioni e ka paralajmëruar Shqipërinë…

“Zvërneci”, zbardhet rezoluta e PE: Komisioni e ka paralajmëruar Shqipërinë…
18 Qershor, 2026

Një ditë pas miratimit në Parlamentin Europian, Report Tv ka siguruar rezolutën për Shqipërinë në të cilën shprehen shqetësimet lidhur...

Lexo më shumë

Hegseth shpërthen kundër NATO-s: Turp që na mbyllët bazat

Hegseth shpërthen kundër NATO-s: Turp që na mbyllët bazat
18 Qershor, 2026

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Pete Hegseth, kritikoi ashpër aleatët e NATO-s lidhur me shpenzimet për mbrojtjen dhe qëndrimet ndaj luftës...

Lexo më shumë

Protesta, Rama: S’e kuptoj pse “flamingot” nuk duan të ndahen nga “sorrat e korbat”

Rama për Reporterët pa Kufij: Zëri i opozitës, 3.57 herë më i lartë se qeveria
18 Qershor, 2026

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish përmes rrjeteve sociale lidhur me protestën qytetare që po zhvillohet kundër investimit në zonën...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}