Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Dëshmia tronditëse e një nëne/ Si ma vranë djalin dhe si gjykata i liroi vrasësit

2015/11/28 at 2:04 AM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Dëshmia tronditëse e një nëne/ Si ma vranë djalin dhe si gjykata i liroi vrasësit

Gjykata e Apelit në Korçë ka dhënë ditën e djeshme vendimin për Elton Bregun, autorin e vrasjes së Klement Hoxhallarit, 28 vjeçarit nga Pogradeci. Ai u dënua me 18 vjet burg, ndërsa personi që akuzohej si bashkëpunëtor i tij, Redi Kazerna, është liruar në sallën e gjyqit.

Kjo ka sjellë irritimin e nënës së viktimës, e cila ka thënë:

“Gjykata e liroi, por do ta vras unë”! Prokuroria thotë se krimi që ndodhi qershorin e shkuar, ka vetëm një autor dhe ndodhi në një bilardo.

Por, nëna e 28­vjeçarit shprehet se i biri është vrarë nga 5 persona.

“Kam marrë dëshminë e një gruaje që shiste misra pak metra larg vendit të ngjarjes. E kam regjistruar gruan dhe ia kam çuar edhe prokurorisë, por prokurorët Dorina Bejko dhe Sotir Kllapi nuk e morën parasysh. Krimi ndodhi në një lokal dhe atje ka pasur kamera, por filmimet e zhdukën. Pronari dhe kamerieri i barit nuk dëshmuan nga frika, se u kërcënuan. Por djalin ma goditën me thika 5 veta. 2 prej tyre i mbanin duart mbrapa dhe të tjerët e kanë goditur me thika. Por ekspertiza nuk gjeti as thikën dhe asgjë tjetër. Në këtë çështje kanë ndërhyrë njerëz me pushtet.

Dënuan  vetëm njërin prej tyre vetëm 12 vjet dhe 1 tjetër për moskallëzim krimi, ndërkohë që ata ishin bashkëpunëtorë në krim bashkë me ata të tjerët. E gjithë ngjarja u manipulua.

Që nga policët dhe ata që bënë ekspertizën, deri te spitali, gjyqi me prokurorët dhe gjykatësit, se ishin 3 gjykatës, Liradin Lila, Admir Belishta dhe Arben Lera. Prokurorja Dorina Bejko e ka manipuluar procesin bashkë me Sotir Kllapën.

Ata i fshehën të gjitha provat dhe thikat nuk u gjetën. Kërkova të shihja ekspertizën nga mjeku ligjor Hasan Laho, por ma kanë fshehur se edhe atë e kanë kërcënuar. Vrasja ishte programuar.

Gjykata e uli dënimin nga 18 vjet në 12 se gjoja ai ishte jetim. Ne kërkojmë drejtësi, se na morën dritën e syve kot. Dora vrastare ma mori djalin e vetëm e më mbylli derën”,- tha ajo.

Të njëjtën gjë thotë edhe babi i viktimës, Nevzat Hoxhallari. “Ma ngritën djalin nga gjumi për të ma vrarë. Gjykata liroi personin që e telefonoi dhe e thirri tek lokali, ku një grup personash i morën jetën, ndërsa ai që e qëlloi me thikë do të dalë shumë shpejt. Përveç korrupsionit, nuk gjej fjalë tjetër. Unë e rrita atë djalë me gjak, nuk arrita ta shoh të martohet, të bëhet prind. Më mbylli derën. Çfarë drejtësie është kjo? E vrasin djalin në mes të rrugës dhe i lënë të lirë.

Mua djalin nuk ma kthejnë më, por edhe me kaq nuk i lë. Ata i fshehën provat dhe lanë të lirë kriminelët,”  thotë babai i viktimës për gazetën Panorama. “Djalin e kishin goditur tetë herë me thikë, ata thanë që e qëlluan katër herë. Dy persona e kishin mbajtur nga kyçet e

duarve, ndërkohë që Elton Bregu e godiste me thikë. Askush nuk i nxori këto prova. Kanë qenë pesë persona që e vranë tim bir, por policia dhe shteti i fshehën. Nëse autorët do më kishin kërkuar pronën, do ua jepja, në një qese plastmasi do flija dhe të kisha djalin gjallë”.

Ju sugjerojmë

Në Gazë raportohet për 62 të vrarë nga forcat izraelite
Bota

Në Gazë raportohet për 62 të vrarë nga forcat izraelite

27 Qershor, 2025 7:33 pm
VIDEO/ Shkretëtira më e thatë në botë mbulohet nga dëbora
Life Style

VIDEO/ Shkretëtira më e thatë në botë mbulohet nga dëbora

27 Qershor, 2025 7:17 pm
Si i përdori SHBA bombat depërtuese në objektet bërthamore të Iranit?
Bota

Si i përdori SHBA bombat depërtuese në objektet bërthamore të Iranit?

27 Qershor, 2025 6:43 pm
Haaland arrin kuotën e 300 golave, më shpejt se Messi e Ronaldo
Sport

Haaland arrin kuotën e 300 golave, më shpejt se Messi e Ronaldo

27 Qershor, 2025 6:22 pm
Stop duhanit/ Shteti që do të vendosë gjoba deri në mijëra euro për shkelësit
Life Style

Stop duhanit/ Shteti që do të vendosë gjoba deri në mijëra euro për shkelësit

27 Qershor, 2025 5:51 pm
Italia në alarm të kuq për shkak të të nxehtit,në 18 qytete temperatura mbi 40 gradë
Bota

Italia në alarm të kuq për shkak të të nxehtit,në 18 qytete temperatura mbi 40 gradë

27 Qershor, 2025 5:49 pm
Shteti, aksioner në investimin e Kushner
Aktualitet

Shteti, aksioner në investimin e Kushner

27 Qershor, 2025 5:40 pm
Cigare elektronike lëshojnë metale toksike
Bota

Cigare elektronike lëshojnë metale toksike

27 Qershor, 2025 5:38 pm
Chelsea merr vendimin përfundimtar për Armando Brojën
Sport

Chelsea merr vendimin përfundimtar për Armando Brojën

27 Qershor, 2025 5:35 pm
Ronaldo “vishet me ar”, përfitimet nga kontrata me Al Nasr
Sport

Ronaldo “vishet me ar”, përfitimet nga kontrata me Al Nasr

27 Qershor, 2025 4:59 pm
Para
Rruga e Kombit, vitin e ardhshëm me konceison

Rruga e Kombit, ose rruga që ‘ha’ para

Letra prekëse e 7-vjecarit: I dashur Babagjysh kapi vrasësit

Letra prekëse e 7-vjecarit: I dashur Babagjysh kapi vrasësit

Uefa i përgjigjet akuzave për trukim të ndeshjes Shqipëri-Armeni

Uefa i përgjigjet akuzave për trukim të ndeshjes Shqipëri-Armeni

Please login to join discussion

TE FUNDIT

Në Gazë raportohet për 62 të vrarë nga forcat izraelite

Në Gazë raportohet për 62 të vrarë nga forcat izraelite
27 Qershor, 2025

Agjencia për Mbrojtje Civile në Gazë tha se forcat izraelite kanë vrarë të paktën 62 persona më 27 qershor, përfshirë...

Lexo më shumë

VIDEO/ Shkretëtira më e thatë në botë mbulohet nga dëbora

VIDEO/ Shkretëtira më e thatë në botë mbulohet nga dëbora
27 Qershor, 2025

Një pamje që pakkush do ta kishte pritur ta shihte u regjistrua nga vendasit dhe vëzhguesit shkencorë në shkretëtirën Atakama...

Lexo më shumë

Si i përdori SHBA bombat depërtuese në objektet bërthamore të Iranit?

Si i përdori SHBA bombat depërtuese në objektet bërthamore të Iranit?
27 Qershor, 2025

Bombat depërtuese që Shtetet e Bashkuara i hodhën mbi dy objekte bërthamore në Iran, ishin bërë enkas për to dhe...

Lexo më shumë

Haaland arrin kuotën e 300 golave, më shpejt se Messi e Ronaldo

Haaland arrin kuotën e 300 golave, më shpejt se Messi e Ronaldo
27 Qershor, 2025

Erling Haaland ka arritur një tjetër moment historik në karrierën e tij të jashtëzakonshme, duke shënuar golin e 300-të në...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com