Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Olsi Jazexhi i shkruan imamit të tij

2015/11/24 at 11:40 AM
në Te Fundit
Kohë leximi: 5 min
A A
Olsi Jazexhi i shkruan imamit të tij

I dashur hoxhë efendi,

Këtë të xhuma erdha dhe u fala në xhaminë tënde si gjithmonë. Mua nuk më bën të falem në xhaminë tënde, pasi nuk bie dakort me marrëzirat që ti thua, por pasi jam syni dhe pothuaj të gjithë xhamitë e Tiranës dominohen nga hoxhallarë sikur ti, jam i detyruar të kryej adetin dhe të shfaqem në xhami, formalisht. Për këtë arsye edhe këtë të xhuma, hytben e kapa me vonesë pasi e dija që do të dëgjoja të njëjtat gjëra. Nga ato që dëgjova në hytben e radhës ishte ankesa jote ku ti dhe shokët e tu nuk doni të thërriteni vehabij, pasi Uahab – Dhënës, është një nga emrat e Zotit dhe ju nuk pranoni të quheni kështu. Pra edhe pse themeluesi i sektit tënd fetar, Abdyl Vehabi, quhej Abdyl Vehab, ne muslimanët hanefi, maliki, shafi, hanbeli etj, ju vehabijtë nuk duhet tu thërrasim sipas rregullit gramatikor arab – sipas themeluesit të sektit tuaj – por duhet t’u thërrasim ashtu siç ju doni ta quani veten – grupi i shpëtuar. Në këtë mënyrë ju doni të trajtoheni si ajka e muslimanëve, ndërsa ne muslimanët e tjerë të pranojmë pozitën tonë inferiore para sektit tuaj.

Në hytben tënde ti përsërite avazin tënd të vjetër, që bën për çdo javë duke na numëruar sektet që pretendojnë që janë muslimane, por që sipas teje janë qafire (dhe largqoftë, sikur të ishim në një Kalifat vehabi do të ishin vrarë). E nise me bektashijtë, sufijtë, alevijtë, shiitët dhe kështu me radhë. Nga pjesa jote e hytbes unë fiksova fjalinë tënde të fundit, ku ti shprehje lumturi që bektashijtë në vendin tonë janë deklaruar si fe më vete e nuk kanë punë më me ne, sunitët (dmth. vehabijtë). Sipas teorive të sektit tënd, muslimanë të vërtetë në këtë botë janë vetëm vehabijtë – më fal grupi i shpëtuar – ndërsa muslimanët që nga Indonezia e deri te hanefijtë e Bosnjes – meqë janë eshari – maturidi – janë të gjithë infidelë.

Edhe pse Allahu në Kuran na porosit në suren en-Nisa: 94 që të mos i themi atij që ju shpreh selamin: “Nuk je besimtar!”, ti o hoxhë efendi duket se i di më mirë këto gjëra sesa unë. Tek e fundit ti je hoxhë i licensuar nga Komuniteti Musliman (liderët e të cilit janë qafirë sipas besimit vehabi, meqë janë eshari-maturidi). Dhe unë si besimtar i thjeshtë që jam, nuk të ndryshoj dot pasi nuk kam tagrin as ligjor dhe as paratë saudite që të të udhëzoj që ti bindesh mësimeve të Kuranit në vend të atyre të Abdyl Vehabit.

Hoxhë efendi,

Ndërsa hytbet që ti mban çdo xhuma në xhaminë e KMSH-së mua më mësojnë sesa të ligj dhe të pafe janë muslimanët e tjerë të botës që nuk i binden vehabizmit të Arabisë Saudite dhe ISIS-it, të djelën e kaluar fati më çoi që të marr pjesë në një meshë të Kishës Orthodhokse në Katedralen Ringjallja e Krishtit në Korçë. Unë e di që ti do të më kritikosh e ndoshta do më nxjerrësh edhe nga feja meqë kam shkelur në Kishë, por më lë të të them nja dy fjalë përpara se ta bësh këtë.

Në meshën ku morra pjesë, prifti që mbante meshën – apo hytben si e themi ne muslimanët – përgjatë të gjithë kohës fliste për dashuri. Tregonte sesi zoti i tyre Jezu Krisht ishte sakrifikuar për njerëzinë. Ishte therrorizuar për të përhapur mirësinë dhe dashurinë.

Edhe pse të krishterët ashtu sikur ne muslimanët janë të ndarë në sa e sa degë, në meshën e priftit nuk dëgjova asnjë sharje apo tekfirizëm (të bërit të pafe) ndaj feve të tjera. Ti besoj se e di që të krishterët janë ndarë më keq sesa ne muslimanët; në katolikë, ortodoksë, protestantë, dëshmimtarë të Jehovait e turlifarë sektesh të tjera. Unë, sikur ti jam dakort që ata ja fusin kot mbi natyrën e Jezu Krishtit. Por edhe pse ata gabojnë sipas mendimit tonë, nëpër meshat e krishtera që unë marrë pjesë nuk më ka rënë rasti të dëgjoj sharje e mallkime kundër kishave të tjera, siç ndodh nëpër xhamitë tona. Nuk kam parë libra që katolikët të sulmojnë ortodoksët, siç bëjnë njerëzit e sektit tënd kundër sekteve të tjera Islame. Të krishterët e kanë sharë e mallkuar njëri tjetrin në kohët e mesjetës, siç shajmë e mallkojmë ne njëri tjetrin sot. Si pasojë e sharjeve pa fund, ata edhe e kanë vrarë njëri tjetrin në masë, siç po vriten arabët sot. Por sot ata nuk e bëjnë më këtë gjë. Kohët kanë ndryshuar, dhe siç edhe ti mund ta shohësh ata e duan dhe e ndihmojnë njëri tjetrin, dhe si pasojë edhe Allahu i ka bekuar me pushtet dhe pasuri.

Ndërsa unë e di që ti ndoshta do më kritikosh pas këtij shkrimi, meqë kam shkuar në kishë, e ndoshta do të deklarosh që jam bërë edhe i krishterë, unë dua të të pyes sinqerisht – a ke menduar ndonjëherë që hytbet e tua ti bësh sikur prifti i Korçës? Dmth që në vend se të na yshtësh për çdo xhuma që të urrejmë muslimanët dhe të krishterët – a nuk do të ishte mirë që hytbet e tua t’ia dedikoje njëherë dashurisë ndërnjerëzore, dhe pse jo edhe ndërfetare? A do të ishte e mundur që në një nga hytbet e tua – përveç se të na tregosh pse të krishterët janë të pafe, pse bektashijtë janë qafira etj, të na tregoje sesi ne si muslimanë mund të bëjmë gjëra të mira me njerëzit e feve të tjera? Pasi unë mendoj se përsa kohë Allahu ynë i madhëruar i mban gjallë dhe i ushqen njerëzit e feve të tjera në këtë tokë, edhe për ne si muslimanë duhet të ketë mundësi që ti shohim ata si njerëz, si vellëzer që besojmë në të padukshmen, dhe jo si armiq vetëm. Allahu thotë në Kuran që Muhamedi u soll si mëshirë për të gjithë krijesat (Kuran 21: 107). A mundesh edhe ti që të tregosh pak mëshirë dhe dashuri në hytbet e tua të ardhëshme dhe të na mësosh sesi të mëshirojmë në vend se të tekfirizojmë vetëm? Tek e fundit Allahu i madhëruar është Ai që do ta na gjykojë në ditën e madhe, dhe për sa kohë që Allahu tregon dashuri për gjithë rracën njerëzore në këtë tokë dhe i ushqen dhe mban në jetë të gjithë njerëzit – besimtarë apo edhe mëkatarë – edhe ne duhet të kemi mundësinë që t’i duam këto krijesa gabimtare, që tek e fundit njerëz sikur ne janë. Si mendon hoxhë efendi? A mund të flasësh për paqe, falje dhe mëshirë në xhaminë tënde ndonjëherë, edhe për ata njerëz që nuk e besojnë Zotin sikur ne?/mediaelire

Es-selamu aleikum ue rahmetullah – paqja dhe mëshira qoftë me ty.



Ju sugjerojmë

Tentoi të dalë nga Rinasi me 194.000 € të padeklaruara,procedohet shtetas izraelit
Aktualitet

Tentoi të dalë nga Rinasi me 194.000 € të padeklaruara,procedohet shtetas izraelit

7 Qershor, 2025 1:44 pm
Përfshihet nga flakët fusha e mbetjeve në Vlorë
Aktualitet

Përfshihet nga flakët fusha e mbetjeve në Vlorë

7 Qershor, 2025 1:31 pm
Shqipëri-Serbi, Berisha mesazh për ndjeshjen: Fitore Kombëtares sonë!
Kryesore

Shqipëri-Serbi, Berisha mesazh për ndjeshjen: Fitore Kombëtares sonë!

7 Qershor, 2025 1:22 pm
Sali Berisha zbulon arsyen e largimit të komandantit të Gardës: U shkarkua sepse…
Politikë

Sali Berisha zbulon arsyen e largimit të komandantit të Gardës: U shkarkua sepse…

7 Qershor, 2025 1:09 pm
Asllani: Fitore me Serbinë për ëndrrën e Botërorit
Sport

Asllani: Fitore me Serbinë për ëndrrën e Botërorit

7 Qershor, 2025 12:48 pm
Sfida Shqipëri-Serbi, FSHF thirrje tifozëve: Do jeni të vëzhguar me kamera sigurie!
Kryesore

Sfida Shqipëri-Serbi, FSHF thirrje tifozëve: Do jeni të vëzhguar me kamera sigurie!

7 Qershor, 2025 12:29 pm
Cilat mund të jenë pasojat e grindjes mes presidentit Donald Trump dhe Elon Musk?
Bota

Cilat mund të jenë pasojat e grindjes mes presidentit Donald Trump dhe Elon Musk?

7 Qershor, 2025 12:18 pm
Maqedonia e Veriut planifikon hapjen e konsullatës në Korçë
Politikë

Maqedonia e Veriut planifikon hapjen e konsullatës në Korçë

7 Qershor, 2025 12:04 pm
Dështon për herë të 27-të konstituimi i Kuvendit të Kosovës
Rajoni

Dështon për të 28-ën herë konstituimi i Kuvendit të Kosovës

7 Qershor, 2025 11:54 am
Kosovë/ Çfarë do të ndryshonin zgjedhjet e reja parlamentare?
Rajoni

Kosovë/ Çfarë do të ndryshonin zgjedhjet e reja parlamentare?

7 Qershor, 2025 11:41 am
Para
Qëllohen me raketë, 3 gazetarë rus të plagosur në Siri

Qëllohen me raketë, 3 gazetarë rus të plagosur në Siri

Almeda Abazi krah Ardit Gjebresë në Kënga Magjike

Almeda Abazi krah Ardit Gjebresë në Kënga Magjike

VIDEO/ Rrëzohet në Siri avioni ushtarak rus. Turqia: Qëlluam ne

VIDEO/ Ja çfarë bëjnë terroristët me pilotin e vdekur rus

Please login to join discussion















TE FUNDIT

Tentoi të dalë nga Rinasi me 194.000 € të padeklaruara,procedohet shtetas izraelit

Tentoi të dalë nga Rinasi me 194.000 € të padeklaruara,procedohet shtetas izraelit
7 Qershor, 2025

Policia Kufitare e Rinasit në bashkëpunim me shërbimet doganore, kanë goditur një tjetër rast të mosdeklarimit në pikën e kalimit kufitar,...

Lexo më shumë

Përfshihet nga flakët fusha e mbetjeve në Vlorë

Përfshihet nga flakët fusha e mbetjeve në Vlorë
7 Qershor, 2025

Këtë të shtunë, vendgrumbullimi i mbetjeve në qytetin e Vlorës është përfshirë sërish nga flakët e zjarrit. Sipas asaj që...

Lexo më shumë

Shqipëri-Serbi, Berisha mesazh për ndjeshjen: Fitore Kombëtares sonë!

Shqipëri-Serbi, Berisha mesazh për ndjeshjen: Fitore Kombëtares sonë!
7 Qershor, 2025

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në konferencën e sotme për shtyp, ndër të tjera ka përcjellë një mesazh për...

Lexo më shumë

Sali Berisha zbulon arsyen e largimit të komandantit të Gardës: U shkarkua sepse…

Sali Berisha zbulon arsyen e largimit të komandantit të Gardës: U shkarkua sepse…
7 Qershor, 2025

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka reaguar paraditen e sotme lidhur me  largimin e komandantit të Gardës së Republikës,...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com