Duket e pabesueshme, por ai është gjendur në dy nga masakrat më të mëdha të viteve të fundit. Ka përjetuar sulmet e 11 Shtatorit mbi Kullat Binjake, e po ashtu edhe sulmin në teatrin Bataclan ne Paris.
Eshtë 36 vjeç dhe quhet Metju. Historinë e tij e ka rrëfyer vetë për Telegraph, duke e patur edhe vetë të vështirë ta besojë, që është ende gjallë.
“Ndodhesha aty për koncertin e Eagles of Death Metal, si shumë të rinj të tjerë”, ka thënë ai. “Ia dola që të largohem duke përfituar nga momenti kur rimbushën kallashnikovët. Sapo dola jashtë u shtriva në trotuar. Në 11 shtator të vitit 2001 ndodhesha në Qendrën Botërore të Tregtisë për një takim pune. Për të mos u besuar, por ia dola të mbijetoj”, ka pohuar Metju, që nga teatri Bataclan ka dalë i plagosur në njërën këmbë.