Barcelona befasoj duke mposhtur Realin e Madridit me rezultatin 4 – 0 në “Santiago Bernabeu”, ndeshje që u zhvillua nën masa të rrepta sigurie për shkak të sulmeve terroriste në Paris. Goli i
Goli i parë është realizuar nga Luis Suarez në minutën e 11 . Më pas ishte Nejmar që shënoi një gol të bukur në minuten e 39 . Pjesa e parë u mbyll me rezultatin 2- 0, ndërsa në të dytën, Barcelona arriti të shënojë edhe dy gola të tjerë. I treti u shënua nga Iniesta në minuten e 53 , ndërsa i katërti erdhi sërisht nga sulmuesi Suarez në minutën 74 dhe e mbylli ndeshjen me rezultatin 4-0. Reali pas minutës 84 luajti me 10 lojtarë, pas daljes me kartonin e kuq të Iskos.
Katalanasit shkojnë kështu në kuotën e 30 pikëve.