-Shëndeti

Përse na zë lemza?


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 21:06 - 21/11/15 |
b.f

 

Pjesa më e madhe e njerëzve përjetojnë lemzën, një eksperiencë të parehatshme, shqetësuese dhe afatshkurtër. Por ndonjëherë lemza zgjat për
një kohë të gjatë dhe mund të jetë shenjë e një sëmundjeje serioze.
Çfarë është lemza?
Lemza është kontraktim i pavullnetshëm i muskulit të diafragmë­s. Rastet më të zakonshme të lemzës vijnë pas të ngrënës ose të pirit me sasi të
mëdha ose shumë shpejt. Stomaku që është i vendosur poshtë diafragmës, fryhet dhe e irriton atë. Kjo shkakton kontraktimin e diafragmës.
Ndonjëherë lemza do të ndodhë për shkak të një shqetësimi në rrugët nervore. Kjo shpjegon arsyen se përse lemzat mund të ndodhin edhe me
ndryshimet e temperaturës ose me situatat emocionale.
Lemza e vazhdueshme mund të nënkuptojë probleme në tru, palcën kurrizore apo në çfarëdo strukturë përreth diafragmës. Çdo njeri mund
të trajtohet me ilaçet përkatëse për shërimin e lemzës.

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

    Pas