TIRANE- Një rast incesti është raportuar mbrëmjen e djeshme në Tiranë. Një vajzë 15vjeçare ka denoncuar të atin për përdhunim. 38 vjeçari Fatos Gurakuqi, banues në Tiranë, është vënë në pranga pasi dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale më vajzën e tij 15vjeçare me inicialet F. G. Sipas uniformave blu, arrestimi i babait përdhunues është bërë menjëherë pas kallëzimit të bërë nga 15vjeçarja. Të njëjtat burime theksuan se 38vjeçari Gurakuqi, përveç abuzimit seksual që kryente me vajzën e tij, ushtronte edhe dhunë fizike ndaj saj. Ndërkohë, mësohet se ngjarja e hidhur ka ndodhur për rreth 10 muaj në periudha të ndryshme.