Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Baton Haxhiu: Kosova po deshton, o shtet o doreheqje!

2015/11/19 at 7:30 AM
në Aktualitet, Unë shkruaj
Kohë leximi: 5 min
A A
Baton Haxhiu: Kosova po deshton, o shtet o doreheqje!

Nga Baton Haxhiu –


Nuk na duhen pushtetarë. Na duhen shtetarë. Nuk na duhen pushtete të vegjëlish, na duhet shtet që përfaqësohet nga ata që e dinë çfarë është shteti.

Jemi lodhur nga këta njerëz të papërgjegjshëm.

Të kotë.

Arrogantë.

Të paaftë për të bërë shtet.

Është hera e dytë që në një bufe Parlamenti i Kosovës bashkohet në numra – por jo në përmbajtje dhe argumente.

Kuvendi bashkohet në “fisnikërinë” konjukturale, por jo në identitet shtetëror. Në përkrahje të paradokseve, duke mos hequr dorë nga e drejta e më të fortit të tredhur.

E saktë në fjali ishte vetëm Melihate Tërmkolli.

Qeveria (Isa Mustafa, Hashim Thaçi, bashkë me Ministrat e Drejtësisë dhe Rendit, si dhe me Prokurorin dhe Shefin e Policisë – këtu hyn edhe Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli), dhe Kuvendi, duke argumentuar dhe mbrojtur padinjitetshëm një situatë dhe një institucion nga perspektiva e viktimës, po mundohen ta perceptojnë veten në rolin e dyshimtë të fituesit momental, duke dalë në konferenca për shtyp për të mbrojtur diçka dhe asgjë njëkohësisht.

Nuk bëhet fjalë vetëm për reagim poshtërimin ndaj qytetarëve, por edhe për poshtërimin që ata iu bëjnë fakteve – duke marrë anë në mënyrë jodinjitoze per shtetin dhe institucionet që i përfaqësojnë.

Pushtetin e tanishëm e kam lexuar me shumë kujdes. Shpesh qëndrimet e tyre kanë qenë të ekzagjeruara, por gjuha e përdorur linte të kuptohej për një lloj tolerance të pakuptimtë e antishtetërore dhe selektive për individë, si dhe kërcënuese për disa tjerë.

Kur them se sot ekziston një përpjekje e Isa Mustafës, Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit që Pushteti të jetë autoriteti moralist në Kosovë, atëherë kjo ka të bëjë me simulimet që ata krijojnë në raport me të vërtetën. Por, kur ata provojnë t’i ndihmojnë dikujt, apo ta ndërtojnë një situatë përkrahëse, kjo duket më shumë si një sharje melankolike sesa një qëndrim bindës për atë që përfaqësojnë.

Ata përfaqësojnë shtetin, por sillen si OJQ.

Të vegjël dhe të paartikuluar m’u dukën këto javë. Edhe ata që kishin shkruar një reagim -deklaratë, krejtësisht të paqartë, në emër të askujt.

Kjo barazi e prezantuar në deklarata për shtyp i bën lojtarë të vegjël në pushtet. Ata janë tolerantë kinse bëjnë mbrojtjen e fjalës së lirë.

Këta pushtetarë, si individë, duket se gjejnë ngrohtësi dhe siguri brenda vetes.

Frika e tyre prej shpërbërjes së mundshme i bën që të jenë individë e jo shtet.

Nëse shkruajnë si individë, i bën që të nënshkruajnë dhe të ndjekin një synim çfarëdo. Pa krye.

Prandaj, kjo masë nënshkruesish të deklaratave mund të qëndrojë dhe ekzistojë si e tillë për aq kohë sa ka një synim të pashtet.

Këta shtetas nuk kanë nevojë të shtiren me një barazi të përkohshme dhe kënaqen në lëkurën e përkohshme të shtirjes. Kur s’kanë fuqi individuale të përfaqësimit të shtetit dhe debatit, grumbullohen pas deklaratave që nuk dallojnë nga komunikatat partiake.

Dhe, natyrisht, ata e kanë kuptuar mirë rolin e viktimës në shoqëri.

Këta liderë që janë në shtet – dhe nuk përfaqësojnë shtetin – kanë menduar se mund të shkruajnë dhe deklarojnë çkado dhe pastaj të shtiren si heronj të keqkuptuar. Ose, kur të reagohet në fjalitë e tyre që shpeshherë janë krijesë e dëshirave ose prodhim i fantazisë së tyre të ndezur, të shndërrohen në martirë të përndjekur nga opozita e papërgjegjshme dhe e dhunshme.

Më tepër besoj se është një lloj reagimi i njerëzve të hutuar.

Është për të ardhur keq që në kohën kur po ndërtojnë institucione të shtetit të Kosovës ata kanë marrë rrezikun që të damkosen si shpifës dhe njerëz që japin tablo të shtrembëruara për problemet që i trajtojnë. Pra, njerëz që nuk e dinë se çfarë përfaqëson shteti.

Pa argumentuar detajisht në analizë, mendoj se këto institucione, pavarësisht nga ndikimi momental që mund ta kenë, nuk po i respektojnë përkrahësit e vet, nuk i respektojnë as kolegët e vet, dhe as dëshirën e kosovarëve për shtet normal në një shoqëri demokratike.

Dua të shtoj edhe diçka për Isën, Hashimin, Kadriun, Hajredinin dhe Skënderin, bashkë me Shpendin, shefin e policisë – nënshkruesit e reagimeve, të cilët përfundojnë deklaratën e tyre me fjalën “Kërkojmë”.

Iu drejtova me emra sepse më mënyrën e sjelljes nuk janë njerëz që përfaqësojnë shtetin e Kosovës dhe rregullat demokratike.

Liria për të shkruar dhe për të thënë fjali në konferenca shtypi dhe në disa media nuk e plotësojnë kriterin themelor – ushtrimin e përgjegjësisë së profesionalizmit dhe ndërgjegjes për shtetin e Kosovës.

Megjithatë, të nënshkruarve një nga një dhe në grup, u them shkurt dhe miqësisht: në Kosovë me liri të të nënshkruarit nënkuptohet edhe që njerëzit të jenë të lirë të shkruajnë dhe të transmetojnë informacione të kota – të palogjikshme, të ulëta, të padinjitetshme, të rrezikshme dhe acaruese, të cilave nuk u besojnë as vet. Kjo quhet papërgjegjësi ndaj shtetit që (nuk) e “udhëheqin”.

Unë po ndeshem me këtë pjesën e fundit – papërgjegjësinë ndaj shtetit, ku njerëzit janë të lirë të vendosin qëndrime me lehtësinë e padurueshme.

Të sugjeruarit se ç’duhet bërë përbën një lloj arrogance. Madje, ndonjëherë është edhe paedukatë. Besoj se të gjithë të apostrofuarit, ose nuk e dinë çfarë ka ndodhur për këto javë, ose e kanë përkrahur miqësisht vetveten, por jo shtetin e Kosovës, duke u shndërruar në atë masën e zakonshme ku të gjithë dëshirojnë të jenë të barabartë. Pra, të kotë.

Ata duhet të kenë guxim t`i përballojnë vetë betejat publike, jo të bëjnë konferenca shtypi, duke mbrojtur asgjë në përmbajtje. Problemi nuk është te Opozita. Problemi është në një koncept rrënues, që është ndërtuar nga ata për faktin se seleksionojnë situata dhe njerëz.

S’dua të flas për opozitën, sepse ajo e ka dorën e vet. Por, pse qenkan të veçantë Rexhep Selimi, Fatmir Limaj dhe Ramush Haradinaj, e na qenkan për poshtërim Albin Kurti (me dhjetëra herë i sakatuar), Donika Kadaj, Albulena Haxhiu.

Nëse bëni shtet, atëherë urdhëroni, e keni shumicën. Nëse nuk bëni, shkoni në zgjedhje se nuk jeni për këtë punë.

Ne po shikojmë më dhjetëra herë show televiziv nga një grup i papërgjegjshëm. Të paaftë dhe, besoj, tashmë, të papërfaqësuar nga qytetarët për mënyrën se si po veprojnë.

Për ne që i shikojmë gjërat me vuajtje, i drejtohem Qeverisë: O hyni në bisedime. o lironi rrugë, o mbroni shtetin.

P.S.

Një vërejtje miqësore Aleksandër Lumezit dhe Shpend Maxhunit: Shteti dhe e drejta mbahen esencialisht nga kryeprokurori që ka bole për ta ruajtur shtetin dhe të drejtën. Nëse jeni si këta pushtetarët e tashëm – lirojeni rrugën. Ne, qytetarët nuk mund të vuajmë për mungesë guximi.



Ju sugjerojmë

Viti i ri shkollor nis më 8 shtator
Aktualitet

Viti i ri shkollor nis më 8 shtator

28 Qershor, 2025 6:56 pm
“Shqipëria destinacion për turistët e elitës, i bashkohet SHBA, Zvicrës e Tajlandës”
Aktualitet

“Shqipëria destinacion për turistët e elitës, i bashkohet SHBA, Zvicrës e Tajlandës”

28 Qershor, 2025 5:31 pm
“Travel off Path”: Shqipëria, destinacioni trend i 2025-ës
Aktualitet

“Travel off Path”: Shqipëria, destinacioni trend i 2025-ës

28 Qershor, 2025 4:43 pm
Turizmi, punët që mbarojnë me verën
Aktualitet

Turizmi, punët që mbarojnë me verën

28 Qershor, 2025 4:14 pm
Tiranë/ Të shpallur në kërkim për vjedhje, kanosje dhe drogë, policia arreston tre persona
Aktualitet

Tentoi të përplasë efektivët dhe…/Policia zbardh detaje nga ngjarja: S’ka të lënduar

28 Qershor, 2025 3:34 pm
Murtaja e bagëtive, Bashkia e Shkodrës nis takime informuese me fermerët
Aktualitet

Murtaja e bagëtive, Bashkia e Shkodrës nis takime informuese me fermerët

28 Qershor, 2025 2:54 pm
Nga zjarrvënia e qëllimshme tek makinat…shkaktarët kryesorë të zjarreve në Shqipëri
Aktualitet

Nga zjarrvënia e qëllimshme tek makinat…shkaktarët kryesorë të zjarreve në Shqipëri

28 Qershor, 2025 2:21 pm
Të shtëna me armë zjarri në parkimin e një lokali në Thumanë
Aktualitet

Nuk iu bind urdhrit për të ndaluar dhe tentoi t’i përplasë, policia qëllon drejt…

28 Qershor, 2025 1:54 pm
“Detektivi” i maskuar si shpërndarës picash,Erion Alibej tregon vrasjen e kushëririt
Aktualitet

Megaoperacioni “Ura”, SPAK sekuestron 21 pasuri me vlerë 12 milionë euro

28 Qershor, 2025 1:44 pm
Aktualitet

Proda në terren për masat e sezonit turistik 2025: Siguria është pasaporta jonë

28 Qershor, 2025 1:28 pm
Para
ISIS: Kjo është bomba që vendosëm në avionin rus

ISIS: Kjo është bomba që vendosëm në avionin rus

Hapet sondazhi për ministrat, cili është më i suksesshmi?!

Hapet sondazhi për ministrat, cili është më i suksesshmi?!

Horoskopi 19 nëntor, Susan Miller

Horoskopi 19 nëntor, Susan Miller

Please login to join discussion















TE FUNDIT

SHBA/ “Shi” kartëmonedhash, shoferët braktisin makinat për të mbledhur paratë

SHBA/ “Shi” kartëmonedhash, shoferët braktisin makinat për të mbledhur paratë
28 Qershor, 2025

Një pamje e papritur i priste ata që kalonin anën lindore të Detroitit të premten, ndërsa kartëmonedhat filluan të binin...

Lexo më shumë

Aksident në Pogradec, plagosen tre persona

Plagoset një person në Vaun e Dejës,
28 Qershor, 2025

 Një aksident ka ndodhur në Pogradec pasditen e sotme, në rrugën që të dërgon drejt fshatit Tushemisht. Mësohet se dy mjete...

Lexo më shumë

Aksidenti në Tiranë, Policia: Janë përplasur 6 automjete

Tiranë/ Humb jetën 64-vjeçari në Petrelë, familjarët: U tërhoq nga një kafshë
28 Qershor, 2025

Policia ka dhënë informacion zyrtar në lidhje me aksidentin e regjistruar pasditen e sotme në rrugën “Dritan Hoxha” në vendin...

Lexo më shumë

16 turistë shpëtohen nga Policia Kufitare në Porto Palermo

16 turistë shpëtohen nga Policia Kufitare në Porto Palermo
28 Qershor, 2025

16 persona kanë kërkuar ndihmë tek policia Kufitare e Himarës pasi në zonën midis plazhit të Qeparoit dhe Borshit duke...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com