Gianpaolo Tarantini, biznesmen, mik i ngushtë i Silvio Berluskonit, është dënuar sot nga Gjykata e Barit me 7 vite e 10 muaj burg, me akuzën se i siguronte Kavalierit, prostituta për festat që organizonte në vilën e tij, me qëllim përfitimin e kontratave të majme publike.
Krahas biznesmenit, në akuzë kanë shkuar edhe 6 persona të tjerë. Midis tyre edhe Sabina Beganoviç, të cilën mediat italiane e kanë cilësuar si “Mbretëresha Bee”, e dyshuar si zonja shoqëruese e prostitutave ne vilën e Berluskonit, e cila është dënuar me 16 muaj heqje lirie. Gjithsesi vendimi i Gjykatës së Barit nuk është përfundimtar për biznesmenin Tarantini, pasi është vendim i shkallës së parë.