Kompania low cost Easy Jet sjell tri fluturime shtesë duke shtuar fluturimet nga Kosova me kryeqytetin gjerman Berlinin, sipas burimeve zyrtare nga Aeroporti i Prishtinës .
Duke trefishuar numrin e destinacioneve të saj nga/për Prishtinë, kompania ajrore Easy Jet bëhet një tregues se Kosova është duke shkuar drejt një zhvillimi të qëndrueshëm në fushën e aviacionit.
Me këtë rast Drejtori Gjeneral i ANP-së ‚Adem Jashari‘ LKIA , Haldun Firat Kökturk tha:
Ne vazhdimisht jemi duke punuar në sjelljen e kompanive të reja si dhe në shtimin e linjave të reja duke ofruar programe stimuluese për të gjitha shërbimet që sjell ANP’Adem Jashari.“
Fluturimet Berlin-Prishtine-Berlin janë të planifikuara për tu realizuar gjatë ditës së hënë, e enjte dhe të dielave.
Fluturimet do të fillojnë të realizohen me fillimin e sezonit veror nga muaji Mars 2016 por biletat janë në shitje qysh tani dhe udhëtarët mund të blejnë një biletë një drejtimshe në më pak se 40 euro, thuhet në njoftimin e kompanisë.
Në të gjithë rajonin, me përjashtim të Shqipërisë kanë hyrë kompanitë loë cost, si Easy jet në Kosovë, Wizz Air në Maqedoni dhe Ryanair në Mal të Zi, duke ofruar fluturime me çmime të ulëta.
Në Shqipëri hyrja e kompanive loë cost vështirësohet nga fakti që Aeroporti i Rinasit ka tarifa të shtrenjta, nga njëra anë dhe mungesa e aroporteve dytësore (për shkak të ekskluzivitetit të Rinasit) nga ana tjetër.
Kjo ka bërë që shumë pasagjerë shqiptarë, të përdorin aeroportet e vendeve fqinjë për të udhëtuar drejt Europës./ Monitor