Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Inva Mula paralajmërohet të anulojë koncertin në Tetovë

2015/11/11 at 7:33 PM
në InstaBIZ, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Inva Mula paralajmërohet të anulojë koncertin në Tetovë

Lëvizja “Nëna dhe Fëmija dhe Lëvizja Qytetare Eco Guerilla” i ka bërë thirrje Inva Mulës që të anulojë koncertin e saj në Tetovë. Në një letër të hapur kjo lëvizje i kërkon Inva Mulës të bojkotojë koncertin e parashikuar në 30 Nëntor në Tetovë. Arsyeja e kësaj kërkese të çuditshme është një thirrje për ndihmë ndaj qeverisë për të marrë masa për uljen e ndotjes së ambientit.


“E dashur Inva Mula

Nuk ka si mos gëzohet një qytet që vizitohet nga zëri yt magjik, nga interpretimi spektakular, nga madhështia e një artisteje me të cilën krenohet kombi shqiptar. Paralajmërimi i Komunës së Tetovës që programi “Tetova feston Nëntorin” do përmbyllet me 30 Nëntor 2015 me një koncert tuajin do duhej të ishte lajmi më i mirë për një qytet si Tetova, por një Tetovë që për momentin qëndron në majat më të larta për sa i përket ndotjes së ajrit s’ka shumë hapësirë për gëzim nga raste si ky, sepse mushkërritë i kemi të mbushura plotë helm, zemrat plot mllef nga helmimi që po na bëhet, sytë i kemi të mbushur me lotë tek po shohim vuajtjet e fëmijëve tanë që s’marrin dot frymë dhe mbi të gjitha, veshët i kemi të zënë duke dëgjuar patriotizmat e atyre që dje na premtuan qytet më të pastër në vend, dhe sot jemi qytet më i ndotur në botë.

E dashur Inva, në emër të nënave tona që vuajnë tek shohin dhimbjen e fëmijëve, në emër të fëmijëve tanë që çdo ditë më shumë ju përkeqësohet shëndeti nga ajri i ndotur, në emër të grave e motrave tona që s’ia dalin dot të bëhen nënë si pasojë e aborteve gjithnjë në rritje që shkaktohen nga ndotja e ajrit, në emër të atyre 7500 çifteve sterile të këtij qyteti që ka marrë rrugën e vdekjes, në emër të gjithë atyre që s’do kenë mundësinë t’ju ndjekin sepse janë shtrirë reparteve të onkologjisë – ju lutemi që TË BOJKOTONI KËTË ORGANIZIM që ka për qëllim të lajë e të mbulojë dështimet e autoriteteve përmes emrave të mëdhenj të artit tonë.

Sado që dëshira për të të dëgjuar zërin në Tetovë është shumë e madhe, akoma më e madhe është brenga që shëndeti i juaj mund të jetë në rrezik në këtë qytet të helmuar, zëri juaj që është pasuri kombëtare e jona rrezikon të dëmtohet, por edhe është irrituese të mendohet se të zgjedhurit tanë po përdorin artistë të kalibrit tuaj për të tërhequr vëmendjen e opinionit nga problemet shumë të mëdha të Tetovës që kërkojnë angazhim serioz dhe konkret, tek një kulturë që s’meritojmë ta kultivojmë. Jo në këto kushte. Me shpresë që do kemi sukses të shpëtojmë të gjallë nga kjo situatë dhe t’ju presim në qytetin tonë, si na ka hije – jo me maska në fytyrë, shpresojmë që TË BOJKOTONI KËTË ORGANIZIM DHE TË ANULONI KONCERTIN TUAJ NË TETOVË.

Me shumë respekt, Lëvizja “Nëna dhe Fëmija” & Lëvizja Qytetare “Eco Guerilla”

 



Ju sugjerojmë

Zjarr i përmasave të mëdha në Cërrik, 21 zjarrfikës në terren
Aktualitet

Zjarr i përmasave të mëdha në Cërrik, 21 zjarrfikës në terren

29 Qershor, 2026 5:33 pm
“Jemi në negociata”, Ibrahimaj: Zvërneci ende pa projekt
Aktualitet

“Jemi në negociata”, Ibrahimaj: Zvërneci ende pa projekt

29 Qershor, 2026 4:36 pm
Negociatat për paqen, Trump paralajmëron Iranin: Koha po ecën me hapa të shpejtë
Bota

Trump: Irani ka kërkuar takim, do të mbahet nesër në Doha

29 Qershor, 2026 4:30 pm
“Bashkohuni me ne”, protestuesit marshojnë në rrugët e Tiranë
Kronikë

Protestat qytetare kundër qeverisë, Policia procedon penalisht 31 persona

29 Qershor, 2026 4:21 pm
Akuzë për ndërhyrje politike, PD: SPAK po vepron me dy standarde për Ballukun
Politikë

Akuzë për ndërhyrje politike, PD: SPAK po vepron me dy standarde për Ballukun

29 Qershor, 2026 3:09 pm
Pesë të vrarë me armë zjarri në Gjermani, Policia arreston autorin
Bota

Pesë të vrarë me armë zjarri në Gjermani, Policia arreston autorin

29 Qershor, 2026 2:29 pm
Dibër/ U konfliktua fizikisht me një qytetar, AMP arreston efektivin e policisë
Kronikë

Plagosi me armë 35-vjeçarin në Prrenjas, arrestohet autori i dyshuar

29 Qershor, 2026 2:16 pm
Kina do të dërgojë më shumë se 14 milionë dollarë furnizime emergjente në Venezuelë
Bota

Kina do të dërgojë më shumë se 14 milionë dollarë furnizime emergjente në Venezuelë

29 Qershor, 2026 2:11 pm
Rama: Transformimi i shëndetësisë është në sytë e atyre që duan të shohin
Kryesore

Rama: Transformimi i shëndetësisë është në sytë e atyre që duan të shohin

29 Qershor, 2026 2:05 pm
Kujtim Cakrani: Nuk do të jem më avokat i Ilir Metës, ka humbur mirëbesimi
Aktualitet

Kujtim Cakrani: Nuk do të jem më avokat i Ilir Metës, ka humbur mirëbesimi

29 Qershor, 2026 2:02 pm
Para
Meshkujt të çmendur pas qumështit të gjirit, a e dini pse?

Meshkujt të çmendur pas qumështit të gjirit, a e dini pse?

Tirana  në errësirë, çfarë po ndodh?

Tirana në errësirë, çfarë po ndodh?

Tradhëtia, pse e falin femrat dhe jo meshkujt?!

Tradhëtia, pse e falin femrat dhe jo meshkujt?!

Please login to join discussion















TE FUNDIT

Zjarr i përmasave të mëdha në Cërrik, 21 zjarrfikës në terren

Zjarr i përmasave të mëdha në Cërrik, 21 zjarrfikës në terren
29 Qershor, 2026

Një zjarr i përmasave të mëdha përfshiu sot kodrat e fshatit Shtërmen, në Bashkinë e Cërrikut duke rrezikuar një sipërfaqe...

Lexo më shumë

“Jemi në negociata”, Ibrahimaj: Zvërneci ende pa projekt

“Jemi në negociata”, Ibrahimaj: Zvërneci ende pa projekt
29 Qershor, 2026

Brenda verës, qeveria do ta hedhë për konsultim publik ligjin e ri për investimet strategjike, i përshtatur me rregullat dhe...

Lexo më shumë

Trump: Irani ka kërkuar takim, do të mbahet nesër në Doha

Negociatat për paqen, Trump paralajmëron Iranin: Koha po ecën me hapa të shpejtë
29 Qershor, 2026

SHBA dhe Irani do të zhvillojnë një raund të ri negociatash nesër në Doha, njoftoi presidenti amerikan, Donald Trump, pasi...

Lexo më shumë

Protestat qytetare kundër qeverisë, Policia procedon penalisht 31 persona

“Bashkohuni me ne”, protestuesit marshojnë në rrugët e Tiranë
29 Qershor, 2026

Policia ka vijuar të procedojë penalisht qytetarët që ishin pjesë e protestës kundër  qeverisë “Rama”. Në një njoftim zyrtar, Policia...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}