Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

I burgosuri i komunizimit Maks Velo: Dëshmia e Alida Hiskut, anormale

2015/11/04 at 2:55 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 5 min
A A
I burgosuri i komunizimit Maks Velo: Dëshmia e Alida Hiskut, anormale

TIRANE- Dëshmia e Alida Hiskut se në burgjet e komunizmit është përdhunuar vazhdon të mbajë ndezur debatin. Kjo për faktin se ata që e kanë jetuar atë kohë e mbajnë mend mire dhe shumë prej tyre janë edhe artistë. Maks ka mohuar fenomenin e përdhunimit nëpër burgje, madhe shkon deri aty sa i quan edhe anormale deklaratat e Alida Hiskut.


A keni ndjekur rrëfimin e këngëtares Alida Hisku, e cila pretendon se është përdhunuar, por që me sa duket më pas kërkon të tërhiqet prej asaj që ka thënë. Si funksiononte, është dëgjuar për raste përdhunime grash në burgje?

Kjo është e pamundur. Kur merrej një femër në hetuesi ishte kusht që ose hetuesja të ishte gjithashtu femër, ose të ishte gjithsesi një femër e pranishme. Ministria e Brendshme e kishte pësuar që herët dhe nuk lejonte njeri të përsëritej më e njëjta gjë ose edhe nëse do të ndodhte, ai që do të zbulohej, ishte automatikisht i pushkatuar dhe kjo gjë dihej nga të gjithë. Pra, edhe nëse dikush do të donte, nuk kishte guxim sepse ishte i zhdukur.

Si e kishte pësuar?

Një ngjarje e hershme në ’48, në Mirditë, ishte një lab që bënte çnderime pasivisht, por sapo u zbulua, u var. Për së jashtmi ose jo, puna e nderit ka qenë e rëndësishme që në kohën e partizanëve dhe kjo gjë dihej.

Megjithatë, dhuna nuk mund të mohohet…

Jo, këtë nuk e mohoj sepse së pari, e kam provuar vetë dhe e kanë dokumentuar më pas shumë të tjerë, burra e gra, por përdhunime jo, nuk ka dalë më sot asnjë rast, nuk kam dëgjuar askënd të thotë se është përdhunuar një grua, të paktën jo brenda ambienteve të burgut. A, po, kjo gjë mund të ndodhte jashtë, por në shumicën e rasteve kanë qenë vetë gratë që u shkonin nga mbrapa hetuesve.

Për të pasur lehtësira prej kësaj?

Po patjetër, njëra ishte me biografi të keqe e në atë mënyrë do ta ndreqte, një tjetër mund të kishte përfitime të tjera. Si këto po, ka raste plot, sidomos në internime. Madje, mund të them se ata brigadierët e lopëve kanë bërë kërdinë shumë më tepër se këta të tjerët që i kishin nëpër burgje a hetuesi.

Nuk keni dëgjuar ju në asnjë rast që ndonjë hetues të jetë përfolur për çështje të tilla?

Po, kam dëgjuar, por e përsëris, këtë mund të guxonin ta bënin vetëm jashtë dhe ka fare pak gjasa që ta bënin pa dëshirën e gruas. Ishte një hetues në Spaç, Dh.Sh., i cili u përfol se u hoq nga puna pikërisht për këtë arsye, por edhe ai nuk ka guxuar të bëjë asgjë brenda mureve të burgut, e para sepse ata spiunonin të gjithë njëri-tjetrin, nuk dije nga të ruheshe e nga të fshiheshe. Fjalë ka plot edhe për të burgosur homoseksualë, por as ky rast që ndonjë polic të ketë dhunuar ndonjë të burgosur mashkull nuk është dëgjuar.

Nëpër kartelat e Arkivës së Shtetit ka në fakt pafund raste të dënimit të burrave për homoseksualizëm. Kaq të shumtë ishin?

Po, kishte homoseksualë, kishte hajdutë, ordinerë, nga të gjithë. Por kjo nuk do të thotë që mund të bënin ç’të donin. Për shembull ne, kur hymë në burg, na morën ato pak gjëra që kishim si orën, rripin e pantallonave, stilolapsin a ç’na gjendeshin me vete. Të gjitha këto ata i ruanin për të na i dhënë sërish ditën që do të dilnim. Flitej në burg për një polic hajdut që thuhej se merrte pjesët e orëve të mira dhe i ndërronte jashtë. Dua të them, mund të ndodhnin gjëra të këtij niveli, por jo që të të humbiste ora. Kujtoj njëherë një të burgosur që kur doli, nuk ipunonte më stilografi sepse ishte tharë boja e ai pretendonte ta kishte ashtu siç e kishte dorëzuar edhe pas njëzet vitesh burgu.

Për rastin konkret, çfarë mendoni?

Mendoj që është shumë e thjeshtë për t’u zgjidhur. Zonja të shkojë të marrë dosjen në Ministrinë e Brendshme dhe aty ka të zbardhur çdo gjë. Le të na tregojë se kush ka përdhunuar kë? Por problemi nuk është kaq i ngushtë sepse këta po errësojnë të vërtetën. Nuk ke ç’i shton diktaturës në Shqipëri me mitomanira sepse ka qenë vërtet e keqe vetë. Lëre pastaj që është kontradiktore në ato që thotë, më duken deklarata anormale. Paska pasur dhe një ditar, prej të cilit e ka pësuar, por le të dalë të na e tregojë njëherë ç’ka shkruar kaq të rëndë në atë ditar. Ka sharë Enverin a, ka qenë e pakënaqur me istmin, çfarë ka shkruar, ku është ditari? Por nuk është vetëm kjo, artistët kështu janë në përgjithësi…

Si janë artistët? Ju jeni një prej tyre…

Po, por unë nuk dal të them tani pse bëri filani kështu e ashtu atëherë. Ashtu bëri se nuk kishte si të bënte ndryshe. Jeta ishte shumë e thjeshtë atëherë nëse do të qëndroje brenda rregullave, do të haje e do të shkoje në punë. Kaq. Këto rregulla të ishin dhënë ato do të zbatoje. Ne që nuk i zbatuam, patëm fundin që patëm, por ata që shpëtuan duke u lëpirë, të mos dalin tani të shajnë e të viktimizohen. Le të dorëzojnë njëherë ato tituj e ato dekorata që kanë marrë nga sistemi, pastaj ta sulmojnë. Unë nuk dënoj askënd pse ka bërë çfarë ka bërë atëherë, unë i dënoj tani që shesin broçkulla së koti.

Pse e bëjnë këtë gjë tani?

Sepse kërkojnë lavdinë edhe atëherë kur nuk e meritojnë. Kalon koha dhe fillojnë të shpikin sepse kështu bëhen të lakmuar, kthehen në heronj. Këto janë shfaqje heroizmi dhe njerëzit i duan heronjtë sepse janë të pavdekshëm. Kam frikë që kjo gjë ka për të vazhduar gjatë e për t’u fryrë edhe nga të tjerë, sepse ashtu siç ishte sëmundje diktatura, është edhe heqja e saj, ja këto simptoma ka. Këtu ka plot njerëz që i dinë gjërat mirë, por kanë zgjedhur të mos flasin, ka edhe nga ata që i thonë disa gjëra, janë edhe këta që shpikin. Mund t’ju përmend Zef Shoshin, që ka bërë pikturën e Enver Hoxhës, unë atij i jap dorën sepse i ka thënë gjërat ashtu siç kanë qenë. As më detyruan e as më urdhëruan, e bëra pikturën se desha.

*Intervista është botuar në gazetën Panorama



Ju sugjerojmë

Kamëz/Qarkullonte me doza kokaine në makinë, arrestohet 26-vjeçari. Sekuestrohen..
Aktualitet

Kamëz/Qarkullonte me doza kokaine në makinë, arrestohet 26-vjeçari. Sekuestrohen..

15 Korrik, 2025 10:08 am
Ekipi i Presidentit Trump pritet të fillojë bisedimet e paqes me negociatorët rusë dhe ukrainas në Arabinë Saudite
Bota

Trump ndryshon politikën për armët në Ukrainë, por nuk ushtron presion ndaj Putinit

15 Korrik, 2025 10:01 am
I akuzuar për shpërdorim detyre/ SPAK kërkon dy vite burg për Jorgo Goron
Aktualitet

I akuzuar për shpërdorim detyre/ SPAK kërkon dy vite burg për Jorgo Goron

15 Korrik, 2025 9:55 am
Flakët nuk ndalen në Drenovë, pritet ndërhyrje nga ajri
Aktualitet

Flakët nuk ndalen në Drenovë, pritet ndërhyrje nga ajri

15 Korrik, 2025 9:45 am
Rritja ekonomike e Kinës tejkalon pritshmëritë, pavarësisht tarifave të Trumpit
Bota

Rritja ekonomike e Kinës tejkalon pritshmëritë, pavarësisht tarifave të Trumpit

15 Korrik, 2025 9:33 am
Tentoi t’i jepte fund jetës prej dhunës? Arrestohet babai i 17-vjeçares në Vlorë
Aktualitet

Tentoi t’i jepte fund jetës prej dhunës? Arrestohet babai i 17-vjeçares në Vlorë

15 Korrik, 2025 9:24 am
Në kërkim për tentativë vrasje, arrestohet në Greqi 39-vjeçari, pritet ekstradimi
Aktualitet

Në kërkim për tentativë vrasje, arrestohet në Greqi 39-vjeçari, pritet ekstradimi

15 Korrik, 2025 9:04 am
Kundër shembjeve, qytetarë nga Mirdita nisen drejt Thethit
Aktualitet

Kundër shembjeve, qytetarë nga Mirdita nisen drejt Thethit

15 Korrik, 2025 9:00 am
SHBA ndalon përkohësisht dëbimin e afganëve
Bota

SHBA ndalon përkohësisht dëbimin e afganëve

15 Korrik, 2025 8:51 am
Gjirokastra 20 vjet në UNESCO, Rama: Përjetësisht pasuri e shpirtit
Aktualitet

Gjirokastra 20 vjet në UNESCO, Rama: Përjetësisht pasuri e shpirtit

15 Korrik, 2025 8:42 am
Para
5 ndryshimet, për të gjetur një lidhje të re

5 ndryshimet, për të gjetur një lidhje të re

Drejtori i LSI arrestohet për korrupsion, 1 mln për vend pune

Drejtori i LSI arrestohet për korrupsion, 1 mln për vend pune

Lori Hoxha vs Kim Kardashian, kujt i rri më mirë fustani?!

Lori Hoxha vs Kim Kardashian, kujt i rri më mirë fustani?!

Please login to join discussion















TE FUNDIT

Kamëz/Qarkullonte me doza kokaine në makinë, arrestohet 26-vjeçari. Sekuestrohen..

Kamëz/Qarkullonte me doza kokaine në makinë, arrestohet 26-vjeçari. Sekuestrohen..
15 Korrik, 2025

Goditet rast i shpërndarjes së drogave të forta në doza, ku është vënë në pranga një 26-vjeçar që posedonte dhe...

Lexo më shumë

Trump ndryshon politikën për armët në Ukrainë, por nuk ushtron presion ndaj Putinit

Ekipi i Presidentit Trump pritet të fillojë bisedimet e paqes me negociatorët rusë dhe ukrainas në Arabinë Saudite
15 Korrik, 2025

Kur presidenti amerikan, Donald Trump, tha javën e kaluar se do të bënte një “deklaratë të rëndësishme” për Rusinë, u...

Lexo më shumë

I akuzuar për shpërdorim detyre/ SPAK kërkon dy vite burg për Jorgo Goron

I akuzuar për shpërdorim detyre/ SPAK kërkon dy vite burg për Jorgo Goron
15 Korrik, 2025

Prokuroria e Posaçme ka dhënë pretencën për ish-kryebashkiakun e Himarës Jorgo Goro. SPAK ka kërkuar dënimin me 2 vite burg...

Lexo më shumë

Flakët nuk ndalen në Drenovë, pritet ndërhyrje nga ajri

Flakët nuk ndalen në Drenovë, pritet ndërhyrje nga ajri
15 Korrik, 2025

Prej ditës së dielë, një zjarr i fuqishëm ka përfshirë zonën pyjore të Drenovës në Mallakastër. Siç raportohet, vatra e...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com