Ende pa u shuar jehona e deklaratave të të intervistuarëve “vip” në emisionin Opinion,disa media kanë nisur të rikonsiderojnë marrëdhëniet e personazheve të njohur të politikës me TV Klan. Shumë pak vëmëndje për ato ç’ka kanë thënë dhe shumë sy për të parë kush e priti apo e përcolli Edi Ramën,Lulzim Bashën apo Bujar Nishanin. Në të gjitha rastet,si për çdo të ftuar të emisionit të mbrëmjes në Klan,të ftuarit i pret stafi i emisionit. Në rastin e Ramës dhe Bashës ata janë pritur dhe shoqëruar në ambjentet e brendshme të televizionit nga kryeredaktorja e emisionit Desada Metaj. Kjo është e qartë nga fotot që shoqërojnë këtë shkrim,por dhe nga arkiva e pasur e fotografive që ka profili i Opinionit ne Facebook apo Instagram. Insinuatat se dikujt i është rezervuar pritje më e “ngrohtë” dhe dikush tjetër ka qënë më pak i mikëpritur janë thjeshtë hipoteza pa baza. Ndërsa kujtojmë se ish kryeministri Berisha ka qënë mbrëmë i ftuar ne ABC news dhe pritja e tij ka qënë e organizuar nga stafi. Çdo drejtues i televizionit,gazetarë apo punonjës i Klanit që dëshiron të takohet apo te pozojë për fotografi me të ftuarit e bën këtë në në deshirë të tij dhe të të ftuarit në emision. Kjo vlen dhe për drejtuesit apo pronarin e Televizionit Klan,prania e të cilëve në pritjen ,përcjelljen apo dhe në qëndrimin pas emisionit ka lidhje thjeshtë me dëshirën e tyre dhe të të ftuarëve e nuk janë pjesë integrale e emisioni.