InstaBIZ

Gent Bushpepa fton fansat të jenë tekstshkruesit e këngëve të tij


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 16:01 - 04/11/15 |
root

Ai është një ndër këngëtarët rrok më të mirë të viteve të fundit, prandaj dhe numëron një numër të madh fansash. Këngëtari i ka ftuar të dashamirësit e muzikës së tij të bëhen pjesë e drejtpërdrejtë e albumit të ri, që do të hidhet së shpejti në treg, duke shkruar tekstet e këngëve të tij.

”Kam menduar që të filloj një bashkëpunim me ju, që përpos pëlqimit ndaj artit tim shpesh më jepni dhe këshilla dashamirëse, për ta perfeksionuar atë. Atëhere pse mos të jeni pjesë e saj? Prandaj ftoj të gjithë ata që mendojnë se kanë talent në të shkruar, si shqip ashtu dhe në anglisht të na kontaktojnë në inbox me një ose më shumë tekste ,që duan të na dërgojnë. Dëshiroj që të jeni pjesë e albumit që së shpejti do bëhet realitet”, shkruan Genti në faqen e tij zyrtare në Facebook.

 

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

    Pas