TIRANE- Pas shumë kohësh heshtje është shfaqur në podiumin e FRD, kryetari i saj Bamir Topi. Ish-presidenti është bërë pjesë e debateve politike, duke folur për reformat që janë aktualisht në proces. Duhen bërë ndryshime në Kushtetutë, tha Topi, që nga Qershori është pjesë e mazhorancës. Duhet ndryshuar edhe Kodi Zgjedhor tha ai sepse parlamenti është një monster.
“Nëpër podiume dhe studio tv bëhët thirrje për destabilitet”, tha ndër të tjera Topi. Politika u shpreh me tej, nuk mund të jetë peng i dy njerëzve.
“Eshtë lënë gjithnjë ndryshimi i Kodit Zgjedhor orën e fundit të ditës së fundit të Legjislaturës. Procesi duhet të jetë gjithëpërfshires. Në rast se këto dy-tre individë do e çojne çështjen si më parë, nuk duhet toleruar. Nuk është e thënë që ky vend të shkojë pas orekseve të dy personave”.
(lajmi në përditësim…)