TIRANË – Viti i ri 2016 nis me rritje taksash. Siguracioni për automjetet do të kushtojë 7% më shumë sesa shuma që paguajnë aktualisht qytetarët. Kjo parashikohet në paketën fiskale, hartuar nga Ministria e Financave dhe që shkon së shpejti në Parlament. Në këtë propozim thuhet që taksa nga 3% të Primit që u caktua pas heqjes së TVSH-së së kësaj kategorie siguracionesh, ta çojë atë në 10% për vitin e ardhshëm.