Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Jeta në arrati e superpolicit Zagani: Duan të më vrasin

2015/10/25 at 9:49 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Jeta në arrati e superpolicit Zagani: Duan të më vrasin

E përditshmja italiane Corriere Della Sera publikoi një artikull të gjatë për ish-shefin e Antidrogës në Fieri, Dritan Zaganin. Gazetarët e Corriere Della Sera shkruajnë se e takuan Zaganin në Zvicër. Ndër të tjera ai rrëfen, se ka persona që duan ta vrasin.


“Prej disa orësh, më i kërkuari nga qeveria shqiptare dhe emri i parë në listën e të kërkuarve dhe të përfshirëve në trafikun e drogës, është një polic i njohur shqiptar, me një karrierë të guximshme në fushën e antidrogës dhe i vlerësuar nga forcat e policisë italiane falë bashkëpunimit për hetime dhe operacione të ndryshme. Pas urdhrit ndërkombëtar të arrestit, Dritan Zagani, 43-vjeçari i martuar dhe baba i tre vajzave ndiqet zyrtarisht nga agjentët e çdo kombi”, -kështu e nis shkrimin e saj gazeta italiane.

 

IMPLIKIMI I NJERËZVE PRANË QEVERISË NË LIDHJET E DROGËS
Në vitin 2014, kur ndiqte bashkë me Guardia di Finanza, gjurmët e drogës nga Shqipëria në Lombardia, Zagani arriti të zbulojë implikimin e njerëzve që konsideroheshin të afërt me qeverinë dhe çdo gjë mori të tatëpjetën. Ai “padrejtësisht” u arrestua me akuzën e shpërdorimit të detyrës për “shpërndarjen e informacioneve hetimore” tek italianët, diçka që mbi të gjitha “Unë gjithmonë e kam bërë në kuadrin e objektivave të përbashkëta dhe askush nuk ishte ankuar kurrë”,- citohet të ketë thënë Zagani.

Kjo i kushtoi gjashtë muaj burg në Tiranë dhe nëntë muaj arrest shtëpiak. “Unë u largova sepse donin të më eliminonin. Zgjodha Zvicrën dhe jo Italinë: Tek ju mafia shqiptare është e fuqishme dhe gjen këdo. Kjo ka ndodhur disa vite më parë, eliminuan një ish-agjent me një të kaluar të bezdisshme për shefin. Ai merrej me shpërndarjen e gazetave, ishte kthyer pothuajse në një fantazmë, por prapë e gjetën. Tani, disa shokë besnikë, një informator i mirë më ka qëndruar në krah, dhe e di që edhe në Zvicër, vrasësit po më kërkojnë “.

NGA POLIC I SHKËLQYER NË “TRADHTAR”
Qeveria shqiptare është e bindur se Zagani është fajtor, edhe përfaqësuesit më të lartë të institucioneve shqiptare e kanë përsëritur këtë në publik, të vendosur për të mos fshehur asgjë dhe për të vepruar në transparencë të plotë, të bindur se kanë në dorë prova ta sigurta. Fitoret e shkëlqyera të policit në luftën kundër kriminalitetit dhe sjellja e tij prej “tradhtari” duke preferuar t’i referohet autoriteteve italiane dhe jo atyre të qeverisë së tij, për hetimet e reja që kishte zbuluar, janë histori të ndryshme. Zagani nuk ka frikë për arsyen e thjeshtë se nuk ka asgjë për të humbur, por kërkon shpëtimin e familjes. “Unë iu luta autoriteteve zvicerane të strehojnë gruan dhe vajzat. Nëse është e nevojshme, unë jam i gatshëm të kthehem në Shqipëri, për të mbrojtur veten. Deri tani nuk më kanë lejuar. Kur më rrasën në burg, në qeli kisha tre kosovarët që sapo kisha arrestuar për drogë … pastaj, në sajë të zemrës së mirë të rojeve më zhvendosën në departamentin e të burgosurve me probleme të mëdha psikologjike … dhe këtu ishte një tjetër ferr … Mora arrest shtëpie, sepse pas gjashtë muajsh skadoi afati brenda të cilit ata duhet të më procedonin … “.

POLICIA TJETËR
Në këtë rast diplomatik ka edhe një tjetër person, sigurisht nga policia, por me kombësi italiane, e cila ndoshta ka një rol të rëndësishëm. Kjo është një zyrtare e cila kishte punuar gjatë samitit të G8 në Xhenova, e cila u dënua për dhunë dhe në vend që të zhduket ishte promovuar, me postin e “Përfaqësuesit italian të hetimeve” në Shqipëri, dhe mbante marrëdhënie të mira me Tiranën. Zagani thotë se është një rastësi e çuditshme që kjo e fundit është hequr nga Shqipëria, sapo nisi kjo çështje. Për çfarë arsyeje? Kjo nuk është pyetja e vetme. Për shembull si do të silleshin autoritetet e Zvicrës me policin e kërkuar dhe për të cilin është shpikur pseudonimi “Serpico”. Serpico, tashmë në pension ka qenë një agjent police në Neë York, që zbuloi sistemin e korruptuar brenda policisë, duke përfshirë ryshfete dhe favore. Në atë kohë (në vitet gjashtëdhjetë) Serpico kontaktoi Neë York Times për të zbuluar skemat e korrupsionit dhe emrat. Gazetarët shqiptarë janë duke u marrë me rastin e Zaganit. Por njëri prej tyre, na tregon se nuk ka më një vend pune dhe vazhdon të këmbëngulë edhe pse “nën kërcënime të rënda”.  Lapsi.al



Ju sugjerojmë

Mbyllet zyrtarisht procesi i votimit, pjesëmarrje e ulët
Aktualitet

Mbyllet zyrtarisht procesi i votimit, pjesëmarrje e ulët

9 Nëntor, 2025 6:20 pm
Arrihet marrëveshja PS-PD për Reformën Zgjedhore, 2/3 e listës pa herës! 1/3 të emrave i cakton kryetari i partisë 
Aktualitet

Zgjedhjet e pjesshme/14.46% e qytetarëve pjesëmarrës në votim deri në orën 12:00

9 Nëntor, 2025 1:09 pm
Hëna e re në dhjetor, ja cilat shenja preken më shumë 
-Jetë dhe Stil

Horoskopi 9 Nentor 2025, zbuloni shenjat me fat

9 Nëntor, 2025 12:34 pm
Franca parandalon sulmin në Paris, arrestohen tre të reja të radikalizuara
Bota

Franca parandalon sulmin në Paris, arrestohen tre të reja të radikalizuara

8 Nëntor, 2025 10:22 pm
Publikohet raporti përfundimtar i OSBE/ODIHR: Partia në pushtet përfitoi nga…
Kryesore

Zgjedhje në 5 bashki, shpërndahet baza materiale nëpër KZAZ

8 Nëntor, 2025 9:19 pm
Balotazhi që mund të riformësojë hartën politike të Kosovës
Kryesore

Balotazhi që mund të riformësojë hartën politike të Kosovës

8 Nëntor, 2025 6:00 pm
Pse Gjermania nuk ndërtoi një bombë atomike para Amerikës?
Bota

Pse Gjermania nuk ndërtoi një bombë atomike para Amerikës?

8 Nëntor, 2025 3:24 pm
Orban: Hungaria është përjashtuar nga sanksionet e SHBA-së për energjinë ruse
Bota

Orban: Hungaria është përjashtuar nga sanksionet e SHBA-së për energjinë ruse

8 Nëntor, 2025 2:01 pm
Mësohet vendi dhe data e përballjes së madhe Spanjë–Argjentinë, Yamal kundër Messit
Sport

Mësohet vendi dhe data e përballjes së madhe Spanjë–Argjentinë, Yamal kundër Messit

8 Nëntor, 2025 1:17 pm
Sekuestrohen 12 milionë euro pasuri në Sarandë
Politikë

Sekuestrohen 12 milionë euro pasuri në Sarandë

8 Nëntor, 2025 12:41 pm
Para
Ja makina qe ka zgjedhur Edi Rama

Ja makina qe ka zgjedhur Edi Rama

Kapet afro 1 ton drogë në portin e Durrësit

Kapet afro 1 ton drogë në portin e Durrësit

Dorëheqja e Ndokës, KQZ vendos për deputetin e Lezhës

Dorëheqja e Ndokës, KQZ vendos për deputetin e Lezhës

Please login to join discussion















TE FUNDIT

Mbyllet zyrtarisht procesi i votimit, pjesëmarrje e ulët

Mbyllet zyrtarisht procesi i votimit, pjesëmarrje e ulët
9 Nëntor, 2025

Ora 18:00 ka shënuar zyrtarisht mbylljen e procesit zgjedhor në 5 bashki të vendit ku u mbajtën zgjedhjet e pjesshme...

Lexo më shumë

Zgjedhjet e pjesshme/14.46% e qytetarëve pjesëmarrës në votim deri në orën 12:00

Arrihet marrëveshja PS-PD për Reformën Zgjedhore, 2/3 e listës pa herës! 1/3 të emrave i cakton kryetari i partisë 
9 Nëntor, 2025

Vijon procesi i votimi në 5 bashkitë e vendit që po mbajnë sot zgjedhjet lokale. Sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve...

Lexo më shumë

Horoskopi 9 Nentor 2025, zbuloni shenjat me fat

Hëna e re në dhjetor, ja cilat shenja preken më shumë 
9 Nëntor, 2025

Dashi Duhet të bëni më të mirën tuaj në punë nëse duhet të fitoni respektin e atyre që ju rrethojnë....

Lexo më shumë

Franca parandalon sulmin në Paris, arrestohen tre të reja të radikalizuara

Franca parandalon sulmin në Paris, arrestohen tre të reja të radikalizuara
8 Nëntor, 2025

Tre vajza franceze, të moshës 18, 19 dhe 21 vjeç, janë arrestuar në Francë, të dyshuara për planifikimin e një...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com