Petrit Vasili, Sekretar i Përgjithshëm i LSI-së, i pyetur në lidhje me mungesën e deputetëve të LSI-së në seancën plenare të së enjtes, u shpreh se ky është një humor i mediave duke mohuar ftohjen brenda maxhorancës. “Ka edhe momente kur deputetet për shkak të debateve të gjata mund të lejnë sallën për një farë kohë. Ky lajm është një humor i mediave sigurisht”. Përgjigjen Vasili e dha në prezantimin e Ylli Manjanit si zëdhënësi zyrtar i LSI-së në reformën në drejtësi.