Protokolli i shtetit nuk lë hapësira për interpretime, kur flitet për udhëtimet e krerëvë të vendit jashtë vendit. Madje që në pikën 1 sanksionon se, “Protokolli i Shtetit vihet në dijeni paraprakisht për çdo lëvizje të tre personaliteteve kryesore jashtë shtetit. Vizitat koordinohen në mënyrë që të mos jenë të tre njëkohësisht jashtë vendit”. Më tej në pikën 2 shkruhet: “Presidenti i Republikës, Kryeministri dhe Kryetari i Kuvendit kryejnë vizita të nivelit të lartë jashtë shtetit. Protokolli i shtetit merret me procedurat zyrtare të organizimit të vizitave, nga përgatitja deri në përfundimin e tyre. Në funksion të këtij programi bashkëpunohet me kabinetet përkatëse”. Vetëm këto dy pika do të mjaftonin se Rama dhe Meta nuk kanë respektuar protokollin e shtetit në udhëtimet e tyre të fundit.