PRISHTINË- vetëvendosje ka dalë në një konferencë për shtyp pas ngjarjes së mbrëmëshme në Parlamentin e Kosovës. Visar Ymeri ka deklaruar se “mbajtja e seancave në restorante dhe anashkalimi i 1/3 të deputetëve tjerë të Kuvendit, paraqet shkelje të demokracisë”. Ai shtoi se “opozita do të vazhdojë me protesta do t’a detyrojë qeverinë të fshihet skutave”. Ndërsa Albin Kurti ka thënë se aktualisht janë vetëm dy skenarë të mundshëm ose të bije Asociacioni i Komunave me shumicë serbe “Zajednica”, ose Qeveria e Kosovës. “Mbrëmë kemi shënuar një fitore të madhe, pasi të bashkuar kemi mundësuar pamundësuar normalizimin e Zajednicës. Në Kosovë nuk mund të ndërtohet edhe Zajdenica. Ose do të bie Zajednica ose Qeveria”, u shpreh Kurti.