Champions League kthehet këtë mbrëmje me disa nga sfidat e saj më të nxehta. Ndër duelet që priten të dhurojnë spektakël është ajo midis Bayern Leverkusen dhe Romës për grupin E. Ndërsa Barcelona pritet të ketë një shëtitje në Biellorusi në përballjen me ekipin Bate Borisov. Kështu duket në letër por Bate ka treguar se është një ekip që krijon vështirësi për çdo ekip me të cilin përballet. Në grupin F ka një përplasje titanësh. Arsenali i Londrës do të përballet me Bayern Munich. Ndërkohë që po në këtë mbrëmje do të kemi një ndeshje që mund të quhet derby i Ballkanit midis Dinamos së Zagrebit dhe Olimpiakos të Pireut. Në grupin G, Chelsea e Londrës do të udhëtojë në tokën ukrainase ku do të ketë një përballje aspak të lehtë me Dinamon e Kievit. Ndërkohë që ndeshja që plotëson grupin është Porto-Makabi Tel Aviv. Një ndeshje e lehtë në letër për Porton por që izraelitët kanë treguar se jo më kot janë në këtë stad të Champions League. Grupi që mbyll ndeshjet e së martës në Champions është E ku dhe këtu ka sfida interesante. Spanjollët e Valencias do të përballen me belgët e Gent ndërsa rusët e Zenit Sankt Petërsburg me francezët e Lion.