Petrit Vargu është nga mjekët e vjetër të Urgjencës së Sëmundjeve të Brendshme në QSUT. Nga ata që e shikojnë shëndetësinë nga brenda dhe që kanë kurajon të shprehin hapur problemet e rënda që po kalon sektori shëndetësor publik në Shqipëri. Aq sa pathologu Vargu nuk lë pa shpotitur edhe Ministrin e Shëndetësisë Ilir Beqaj të cilin e ka bërë pjesë të statuseve të tij pothuaj të përditshme në rrjetin social facebook, duke e cilësuar deri të paditur që nuk kanë asnjë ide mbi reformën në Shëndetësi. Madje mjeku Vargu e fton publikisht ministrin e Shëndetësisë në një debat publik, në mënyrë që gjithsecili të kuptojë se kush e drejton shëndetësinë. Siç është statusi i fundit në fb ku Vargu nuk kursen kritikat ndaj ministrit Beqaj.