BRUKSEL- Raportuesi për Shqipërinë në Parlamentin Europian, Knut Fleckenstein duke folur para komisionit të Jashtëm tha se “ka hapa pozitivë në zgjedhjet lokale, por ka një numër të madh parregullsish. Shitberlja e votës, presioni mbi votuesit, politizimi i administratës dhe fushatës, mungesa e transparencës së financimeve të partive politike, etj”. Sipas tij të gjitha këto bëjnë pjesë te anët negative të raportit dhe këto duhet të ishin zbatuar me kohë.