Kreu i Lëvizjes Shqipëria Bëhet, Adriatik Lapaj iu është bashkuar protestuesve para parlamentit, por ka ndeshur në kundërshtimin e tyre.
Në pamjet e publikuara në media shihet Lapaj teksa bisedon me protestuesit, të cilët i kanë kërkuar që të largohet.
Kjo ka sjellë edhe tensionimin e situatës para godinës së kuvendit.
Gjatë kohës që mediat po filmonin momentin që Lapaj nuk po lejohej në protestë, disa mbështetës të Lapajt kanosën punonjësit e medias që të mos filmonin dhe raportonin momentin.
















