Protestuesit janë grumbulluar paraditen e së enjtes para Parlamentit, ku kanë goditur me vezë disa deputetë.
Deputeti i Partisë Socialiste, Ramion Kurti, është qëlluar me vezë pak para se të hynte në Parlament.
Deri tani, policia ka shoqëruar 6 protestues.
Më parë, disa protetues janë futur brenda një lokali ku ndodheshin deputetët dhe i kanë qëlluar me vezë dhe miell.
Krahasuar me protestën e djeshme, ka forca të shtuara policie në ambientet përreth Parlamentit.

















