Mbrëmjen e kësaj të mërkure, emisioni “Opinion” në Tv Klan u fokusua në dy tema kryesore. Në pjesën e parë, në fokus ishin kontrollet e SPAK-ut në pronat dhe bizneset pranë të afërmve dhe miqve të ish-zv.kryeministres Belinda Balluku, gjatë të cilave janë sekuestruar telefona celularë dhe dokumente të ndryshme.
Për këtë çështje, në studio kishte katër të ftuar: gazetarët Klodiana Lala dhe Bledian Koka, si dhe analistët Albatros Rexhaj dhe Berat Buzhala.

















