Pankarat në protestat kundër ndërtimit të resortit në Zvërnec, ka marrë një vëmendje të shtuar.
Kryeministri Edi Rama ka reaguar sot duke publikuar isa prej tyre në llogarinë e tij në facebook me një shkrim me nota ironie për ideatorët.
“RROFTË MEMEMANIA
Që të merremi vesh se mos krijohet bindja e gabuar që mua s’më pëlqen asgjë nga ky revolucioni imagjinar i flamingove.
Aq sa më ngjallin keqardhje me përzierje rropullish fjalimet krra-krra-krra, aq më argëton kreativiteti i memeve, për të cilat sinqerisht u përcjell përgëzime e falenderime autorëve, ndërkohë që më vjen keq vërtetë, që disa të preferuara të tjera nuk i postoj këtu dot se janë shumë të nxehta dhe kot melazëm na krijohen keqkuptime të reja, a thua s’na mjaftojnë këto që kemi për rreziqet imagjinare nga një projekt që do transformojë më tej Shqipërinë”, shkruan Rama.

















