Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Droni detar ukrainas u gjet pranë Lefkadës, Kievi i kërkon ndjesë zyrtare Athinës

2026/06/06 at 1:40 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Droni detar ukrainas u gjet pranë Lefkadës, Kievi i kërkon ndjesë zyrtare Athinës

Pas notës së protestës që i ka dërguar Athina Kievit, për herë të parë, Ministria e Jashtme e Ukrainës ka reaguar zyrtarisht për dronin detar pa pilot që u zbulua pranë ishullit grek Lefkada.


Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme ukrainase, Heorhii Tykhyi, përmes një postimi në rrjetet sociale, shprehu keqardhjen për incidentin, duke theksuar se ai ishte pasojë e rrethanave të krijuara nga agresioni i vazhdueshëm rus kundër Ukrainës.

Në deklaratën e tij, ai falënderoi Greqinë dhe popullin grek për mbështetjen e vazhdueshme ndaj Ukrainës që nga fillimi i pushtimit rus dhe nënvizoi rëndësinë që Kievi i kushton marrëdhënieve miqësore mes dy vendeve.

Sipas palës ukrainase, sfidat e sotme për sigurinë ndërkombëtare dhe detare, si edhe aktiviteti i të ashtuquajturës “flotë në hije” ruse, përbëjnë shqetësim të përbashkët për Greqinë dhe Ukrainën. Për këtë arsye, Ukraina deklaron se mbetet e përkushtuar ndaj respektimit të së drejtës ndërkombëtare dhe sigurisë së lundrimit civil, duke shprehur dëshirën që incidente të ngjashme të mos përsëriten në të ardhmen.

Ndërkohë, raporti i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura Greke, i dorëzuar kryeministrit, arrin në përfundimin se droni nuk mbërriti rastësisht në zonën ku u gjet, por ka shumë gjasa të ketë rënë nga një anije që lundronte në rajon.

Sipas të njëjtit raport, operatorët e tij ndodheshin në afërsi, në një anije më të madhe ose më të vogël, ndërsa më pas humbën kontaktin me mjetin.

Raporti vlerëson se objektivi i dronit ishte e ashtuquajtura “flotë në hije” ruse, konkretisht anije që dyshohet se transportonin naftë ruse në Mesdhe. Autoritetet greke po hetojnë gjithashtu mundësinë që në zonë të kenë vepruar edhe mjete të tjera të ngjashme.

Ministri i Jashtëm grek Giorgos Gerapetritis ka informuar homologët e tij në Bashkimin Evropian për incidentin, duke bërë të qartë se Athina nuk do të lejojë zhvillimin e operacioneve ushtarake në rajonin e Mesdheut dhe veçanërisht pranë territorit grek.

Në kuadër të reagimeve diplomatike, ambasadori grek në Kiev i dorëzoi Ministrisë së Jashtme të Ukrainës para disa ditësh një notë zyrtare proteste për dronin e gjetur në ujërat territoriale greke, duke paraqitur qëndrimin zyrtar të Athinës për incidentin.

Droni detar që alarmoi organet greke u gjet nga peshkatarë para 4 javësh  në një shpellë pranë Lefkadës dhe brenda mjetit u gjetën tre detonatorë dhe një sasi lënde shpërthyese, prej gati  300 kilogramësh.



Ju sugjerojmë

Protesta, Berisha: Rama të largohet menjëherë dhe të dëgjojë zërin e qytetarëve
Kryesore

Protesta, Berisha: Rama të largohet menjëherë dhe të dëgjojë zërin e qytetarëve

6 Qershor, 2026 3:02 pm
Trumpin e zë gjumi në Dhomën Ovale, ironia e Hunter Biden: I ranë bateritë
Bota

Trumpin e zë gjumi në Dhomën Ovale, ironia e Hunter Biden: I ranë bateritë

6 Qershor, 2026 2:59 pm
VIDEO/ Babai var në dritare vajzën e tij 3 vjeçare, e kërcënon me thikë
Bota

VIDEO/ Babai var në dritare vajzën e tij 3 vjeçare, e kërcënon me thikë

6 Qershor, 2026 2:25 pm
Berisha: Rama krahasoi protestuesit me falangat e Hitlerit
Kryesore

Berisha: Rama krahasoi protestuesit me falangat e Hitlerit

6 Qershor, 2026 1:43 pm
Dyshohet se vrau me thikë nënën e saj, pë pranga 57-vjeçarja në Kurbin
Kronikë

Dyshohet se vrau me thikë nënën e saj, pë pranga 57-vjeçarja në Kurbin

6 Qershor, 2026 1:30 pm
Zvërneci, shqiptarët në Britaninë e Madhe protestë para ambasadës shqiptare
Aktualitet

Zvërneci, shqiptarët në Britaninë e Madhe protestë para ambasadës shqiptare

6 Qershor, 2026 1:08 pm
Bordi i Transparencës rrit sërish çmimin e naftës në Shqipëri
Aktualitet

Bordi i Transparencës ndryshon sërish çmimin e karburanteve

6 Qershor, 2026 12:51 pm
Lidhje me trafikantët e drogës, SPAK dërgon për gjykim tre ish-punonjës policie
Kronikë

U ekstraduan nga Dubai, GJKKO lë në burg 4 të dyshuar për grupe kriminale

6 Qershor, 2026 12:40 pm
Protestë në Porto Novo kundër projektit në Zvërnec
Aktualitet

Protestë në Porto Novo kundër projektit në Zvërnec

6 Qershor, 2026 12:12 pm
Berisha: Jam këtu për të kërkuar dorëheqjen e menjëhershme të Ramës
Kryesore

Berisha akuza Ramës: Skandal, përdor teknologjinë për të përgjuar protestuesit

6 Qershor, 2026 11:29 am
Para
Berisha: Rama krahasoi protestuesit me falangat e Hitlerit

Berisha: Rama krahasoi protestuesit me falangat e Hitlerit

VIDEO/ Babai var në dritare vajzën e tij 3 vjeçare, e kërcënon me thikë

VIDEO/ Babai var në dritare vajzën e tij 3 vjeçare, e kërcënon me thikë

Trumpin e zë gjumi në Dhomën Ovale, ironia e Hunter Biden: I ranë bateritë

Trumpin e zë gjumi në Dhomën Ovale, ironia e Hunter Biden: I ranë bateritë
















TE FUNDIT

Protesta, Berisha: Rama të largohet menjëherë dhe të dëgjojë zërin e qytetarëve

Protesta, Berisha: Rama të largohet menjëherë dhe të dëgjojë zërin e qytetarëve
6 Qershor, 2026

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka kërkuar dorëheqjen e menjëhershme të kryeministrit Edi Rama, duke theksuar se kërkesat e...

Lexo më shumë

Trumpin e zë gjumi në Dhomën Ovale, ironia e Hunter Biden: I ranë bateritë

Trumpin e zë gjumi në Dhomën Ovale, ironia e Hunter Biden: I ranë bateritë
6 Qershor, 2026

Pak pasi sekretari amerikan i shtetit Marco Rubio deklaroi se “nuk e kishte parë kurrë presidentin duke fjetur në evente...

Lexo më shumë

VIDEO/ Babai var në dritare vajzën e tij 3 vjeçare, e kërcënon me thikë

VIDEO/ Babai var në dritare vajzën e tij 3 vjeçare, e kërcënon me thikë
6 Qershor, 2026

Skena tronditëse u panë sot në Ankara kur një burrë mbajti peng vajzën e tij trevjeçare, e kërcënoi me thikë...

Lexo më shumë

Berisha: Rama krahasoi protestuesit me falangat e Hitlerit

Berisha: Rama krahasoi protestuesit me falangat e Hitlerit
6 Qershor, 2026

Kreu i PD-së Sali Berisha ka dënuar ditën e sotme deklaratat e kryeministri Rama për protestuesit, duke u shprehur se...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}