Bordi i Transparencës ka ndryshuar sërish çmimin e karburanteve.
Çmimi i shitjes me pakicë i naftës është vendosur 195 lekë/litri, kurse me shumicë 183 lekë/litër.
Nga ana tjetër çmimi me pakicë i benzinës u vendos 175 lekë/litri, kurse me shumicë 163 lekë/litër.
Çmimet do të hyjnë në fuqi në orën 15:30.
Njoftim për Shtyp
Bordi i Transparencës në datë 4 Qershor 2026, në mbledhjen e radhës vendosi:
Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gazoil i standardit SSH EN 590 të jetë jo më shumë se 195 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 183 lekë/litër.
Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN të jetë jo më shumë se 175 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 163 lekë/litër.
Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi sot datë 4 ora 15.30 dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.
Tërheqim vëmendjen e çdo operatori të shitjes me shumicë dhe pakicë të nënprodukteve të naftës mbi detyrimin e zbatimit të këtij vendimi.
Në rast të shkeljeve të konstatuara nga operatorë të ndryshëm do të vendoset pezullimi i aktivitetit.
Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit sëbashku me Ministrinë e Financave dhe Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë janë angazhuar të mbrojnë interesat e konsumatorëve shqiptarë dhe ruajtjes së parimeve të konkurrencës së ndershme në treg.

















