Hezbollahu ka refuzuar armëpushimin e mbështetur nga SHBA-ja me Izraelin.
Në një deklaratë, grupi thotë se e kishte “informuar zyrtarisht presidentin libanez Joseph Aoun për refuzimin e marrëveshjes, duke këmbëngulur se çdo marrëveshje e pranueshme duhet të fillojë me një tërheqje të plotë izraelite nga i gjithë territori libanez”.
Hezbollahu shton se gjithashtu “e konsideron kthimin e banorëve të zhvendosur, përpjekjet e rindërtimit dhe lirimin e të burgosurve libanezë” si “kushte thelbësore për çdo marrëveshje të ardhshme”.
Grupi militant i mbështetur nga Irani nuk ishte pjesë e bisedimeve për të rënë dakord për armëpushimin.
Ishte raportuar se Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord për “zbatimin e një armëpushimi”, por kjo varet nga “një ndërprerje e plotë” e zjarrit të Hezbollahut dhe largimin e të gjithë operativëve të Hezbollahut nga Libani jugor, sipas një deklarate të përbashkët të lëshuar pas raundit të fundit të bisedimeve të ndërmjetësuara nga SHBA të mërkurën.

















