Ministri i Infrastrukturës, Enea Karakaçi, duke komentuar përplasjen mes ortakëve për aeroportin e Vlorës, tha se kanë nisur aplikimin e penaliteteve për vonesat në zbatimin e kontratës.
“Këta ortakë kanë ofertuar për të ndërtuar aeroportin e Vlorës. Ka një mos marrëveshje është bërë publike dhe mediatike, dhe ka dhënë edhe një lloj impakti s ai përket imazhit. E para, ministria ka qenë shumë e kujdesshme me komunikimet me operatorët. Ne duam të zbatojmë kontratën. U kam dërguar shkresë dhe u kam kërkuar që mosmarrëveshjet nuk duhet të jenë shkak për bllokimin e aeroportit. U kam lënë afat 30 ditor të zgjidhin mosmarrëveshjen civile që kanë. Nëse e kanë të nevojshme dhe të ulemi dhe t’i ndihmojmë për të gjetur gjuhë të përbashkët. Aeroporti ka ecur me punime të avancuara, jemi në përfundim. Përfundimi i tij do bëhet në mënyrën sa më të shpejtë të mundshme, sipas afateve që vetë kompanitë kanë kërkuar për ti vënë. Çdo ditë apo çdo muaj vonesë ka penalitete. Kemi lëshuar faturat e para të penalitetit për vonesat përkatëse. Aeroporti do të ndërtohet dhe do jetë operacional”, tha Karakaçi.

















