Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Ivanka Trump tregon si e zbuloi Ishullin e Sazanit: Për mua nuk është thjesht biznes

2026/06/02 at 2:42 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Ivanka Trump tregon si e zbuloi Ishullin e Sazanit: Për mua nuk është thjesht biznes

Ishulli i Sazanit hyri në jetën e Ivanka Trump ndërsa notonte në ujërat e kaltra të Mesdheut. Këtë histori dhe shumë detaje të tjera për projektin që po zhvillon në Shqipëri, vajza e presidentit amerikan Donald Trump i rrëfeu në një bisedë të gjatë me David Senra në episodin e titulluar “Ivanka Trump në ndërtimin e një jete autentike”, ku foli për vizionin e saj për Sazanin, arkitekturën e resortit dhe përpjekjen për të kuptuar më mirë vendin ku po investon.


“I jam rikthyer edhe rrënjëve të mia në fushën e pasurive të paluajtshme, gjë që më ka dhënë shumë kënaqësi. Po punoj me bashkëshortin tim për një projekt të jashtëzakonshëm në Mesdhe. Është një projekt me përmasa gjigante, madje mendoj se edhe kjo është pak ta thuash. Është një ishull privat me sipërfaqe 1400 hektarë në zemër të Mesdheut. Ishim në varkën e një miku dhe ndaluam për të notuar. Në fakt, kështu e zbuluam. Notuam drejt ishullit, u ngjitëm zbathur deri në majë dhe mbetëm të mahnitur. Ai vend na ka mbetur në mendje që prej asaj dite” tha Trump.

Sipas saj, projekti që synon realizimin e potencialit të ishullit të Sazanit kërkon kujdes dhe përmbajtje për mbrojtjen e tokës. Ajo sqaron se projekti i Sazanit dhe Zvërnecit, pavarësisht përmasës, nuk është vetëm një biznes, por edhe një sfidë për të.

“Me kalimin e viteve krijuam mundësinë për të ndihmuar në realizimin e potencialit të tij dhe për ta transformuar, por me shumë kujdes dhe përmbajtje, sepse toka është aq e bukur sa arkitektura duhet të integrohet plotësisht me të, pothuajse të lindë prej saj. Në fakt, për mua nuk është as biznes, pavarësisht përmasës së projektit. Përveç ishullit, kemi edhe rreth pesë milje vijë bregdetare përballë tij, një gadishull të mrekullueshëm me lagunë në njërën anë dhe det në anën tjetër, me plazhe të bukura me rërë të bardhë. Për mua kjo ndihet më shumë si një sfidë se sa si një biznes. Është kulmi i gjithë përvojës sime në pasuritë e paluajtshme, i gjithë udhëtimeve të mia dhe i reflektimeve të shumta mbi mënyrën se si dua të jetoj dhe si mendoj se gjithnjë e më shumë njerëz duan të jetojnë” tha ajo.

Vizioni dhe imagjinata, janë dy elementët që Ivanka i sheh si të lidhur fort në suksesin e projektit të saj për të cilin ajo do të bashkëpunojë me disa prej mjeshtërit më të mëdhenj të kohës për të sjellë një projekt për të cilin, sicc thotë ajo, duhen vite në mos më shumë se një dekadë.

“Po përpiqemi të ndërtojmë diçka që e pasqyron konkretisht këtë vizion. Kjo kërkon shumë imagjinatë dhe bashkëpunimin e disa prej mjeshtërve më të mëdhenj që ekzistojnë sot. Sapo isha atje duke ecur nëpër terren, duke u përpjekur ta përjetoja vendin së bashku me disa prej arkitektëve më të mëdhenj të kohës sonë, mjeshtër të vërtetë të profesionit të tyre, njerëz me integritet. Njerëz që nuk bëjnë kompromis me vizionin e tyre dhe pikërisht këtë duam të krijojmë edhe atje. Jemi shumë të emocionuar për këtë projekt. Kur punon me artistë të vërtetë, pavarësisht nëse mediumi i tyre është piktura, muzika apo pasuritë e paluajtshme, ata nuk bëjnë kompromis. Integriteti i tyre është i saktë dhe absolut. Ata sfidojnë veten dhe sfidojnë edhe të gjithë njerëzit përreth tyre. Kur punon me një arkitekt, ekziston gjithmonë një ekuilibër. Në fund të fundit, ata nuk po ndërtojnë thjesht një monument. Po krijojnë një hapësirë me të cilën njerëzit duhet të ndërveprojnë. Ata duhet të jetojnë aty, të martohen aty, dhe nëse është hotel, ai bëhet shtëpia e tyre për një periudhë kohe. Nuk ka asgjë më të shëmtuar sesa një hapësirë e bukur, por jo funksionale. Për mua, ajo nuk është një kryevepër, sepse nuk është menduar deri në fund. Kur arrin të bashkosh një arkitekturë me kuptim, të bukur dhe të menduar mirë me një hapësirë shumë funksionale, atëherë krijon diçka të veçantë. Një nga gjërat që dua tek pasuritë e paluajtshme është se janë diçka konkrete në një botë ku gjithnjë e më shumë gjëra nuk janë të tilla. Ti sheh rezultatin e viteve të tëra pune. Për të sjellë në jetë një projekt të tillë duhen vite, ndonjëherë edhe më shumë se një dekadë” tha Trump.

Gjatë intervistës, e bija e presidentit amerikan rrëfeu gjithashtu se po përpiqet të kuptojë Shqipërinë përmes syrit të shkrimtarëve më të mirë të vendit tonë. Sipas saj, përpara se t’i imponohesh një vendi, duhet që ta kuptosh atë.

“Po lexoj shkrimtarët më të mirë shqiptarë dhe po përpiqem ta kuptoj vendin përmes syve të tyre. Letërsi artistike, libra jo-fiction, gjithçka. Zhytesh në përvojën dhe realitetin e jetuar që këta vëzhgues të mëdhenj të së vërtetës arrijnë të përcjellin dhe kështu afrohesh më shumë me vendin. Nuk mund të imponohesh mbi një vend apo një kulturë. Duhet fillimisht ta kuptosh atë, në mënyrë që të bësh diçka në një mënyrë të bukur, delikate dhe me kuptim. Kjo është qasja që kam ndaj gjithçkaje. Dëgjoj shumë njerëz dhe përpiqem të rrethohem me njerëz që ndihmojnë rritjen dhe zhvillimin’ tha Trump

Projekti i familjes Kushner në Shqipëri përfshin zhvillimin e një resorti ultra-luksoz në ishullin e Sazanit, si edhe një kompleks të dytë turistik në zonën e Zvërnecit. Kompania që po zhvillon investimin është Zvërnec South Adriatic Development, ndërsa mediat amerikane e kanë lidhur projektin me Jared Kushner dhe investitorë nga Katari.

Projekti për Sazanin u bë zyrtar në fund të vitit 2024, kur qeveria shqiptare i dha statusin e investitorit strategjik. Ishulli, i cili për dekada ka qenë zonë ushtarake e mbyllur për publikun, konsiderohet një nga territoret më të veçanta dhe më pak të zhvilluara në bregdetin shqiptar.

Planet për zhvillimin e zonës kanë ngjallur interes të madh brenda dhe jashtë vendit, për shkak të përmasës së investimit, por edhe debat për ndikimin që mund të ketë në një nga zonat më të çmuara të rivierës shqiptare.



Ju sugjerojmë

Dita e 43-të e protestës, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë
Aktualitet

Dita e 43-të e protestës, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë

12 Korrik, 2026 8:34 pm
SHBA kryen sulme të reja në Ngushticën e Hormuzit
Bota

SHBA kryen sulme të reja në Ngushticën e Hormuzit

12 Korrik, 2026 7:48 pm
Aksident në aksin Gjirokastër-Tepelenë, drejtuesi i motoçikletës humb njërën këmbë
Kronikë

Aksident në aksin Gjirokastër-Tepelenë, drejtuesi i motoçikletës humb njërën këmbë

12 Korrik, 2026 6:52 pm
Koncerti i Kanye West, Rama: Bota pa se aty ku ka protestë, ka edhe siguri
Kryesore

Koncerti i Kanye West, Rama: Bota pa se aty ku ka protestë, ka edhe siguri

12 Korrik, 2026 5:41 pm
Rama për protestat: Po i dëgjojmë qytetarët paqësorë, nuk i ngatërroj me sorrat
Kryesore

Rama për protestat: Po i dëgjojmë qytetarët paqësorë, nuk i ngatërroj me sorrat

12 Korrik, 2026 5:36 pm
Infantino: FIFA do të shqyrtojë zgjerimin e Botërorit 2030 në 64 skuadra
Sport

Infantino: FIFA do të shqyrtojë zgjerimin e Botërorit 2030 në 64 skuadra

12 Korrik, 2026 3:21 pm
Dhunuan të miturën/Burg për 20-vjeçaren, njëra prej 15-vjeçareve në “arrest shtëpie”
Kronikë

Dhunuan të miturën/Burg për 20-vjeçaren, njëra prej 15-vjeçareve në “arrest shtëpie”

12 Korrik, 2026 2:15 pm
I dënuar në Itali për shfrytëzim prostitucioni, arrestohet në Tiranë 48-vjeçari
Kronikë

I dënuar në Itali për shfrytëzim prostitucioni, arrestohet në Tiranë 48-vjeçari

12 Korrik, 2026 1:42 pm
Ndarja nga jeta e ish-Emirit të Katarit, reagon Rama: Një burrë shteti vizionar
Aktualitet

Ndarja nga jeta e ish-Emirit të Katarit, reagon Rama: Një burrë shteti vizionar

12 Korrik, 2026 12:59 pm
Rrahën brutalisht shoqen e tyre dhe e filmuan, dalin para gjykatës 3 vajzat në Fier
Kronikë

Rrahën brutalisht shoqen e tyre dhe e filmuan, dalin para gjykatës 3 vajzat në Fier

12 Korrik, 2026 12:54 pm
Para
Ngjarja në Fushë-Krujë/Qëllohet me armë ndaj lokalit të ish-shoferit të Arjan Ndojës

Detaje nga grabitja në bankë/ Autori ndoqi qytetaren, si ia rrëmbeu paratë nga dora

Gjarpër në qendër të Fierit, kalimtarët mbeten të habitur nga vizitori i pazakontë

Gjarpër në qendër të Fierit, kalimtarët mbeten të habitur nga vizitori i pazakontë

“Rama të q… robtë”/ Kryeministri publikon videon, ka një thirrje për protestuesit

“Rama të q... robtë”/ Kryeministri publikon videon, ka një thirrje për protestuesit
















TE FUNDIT

Dita e 43-të e protestës, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë

Dita e 43-të e protestës, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë
12 Korrik, 2026

Në Tiranë po mbahet dita e 43-të e protestës ku qytetarët kërkojnë largimin e qeverisë “Rama”. Ashtu si ditët e...

Lexo më shumë

SHBA kryen sulme të reja në Ngushticën e Hormuzit

SHBA kryen sulme të reja në Ngushticën e Hormuzit
12 Korrik, 2026

Shtetet e Bashkuara kanë kryer sulme të reja ushtarake pranë Ngushticës së Hormuzit, raportojnë mediat amerikane duke cituar një zyrtar...

Lexo më shumë

Aksident në aksin Gjirokastër-Tepelenë, drejtuesi i motoçikletës humb njërën këmbë

Aksident në aksin Gjirokastër-Tepelenë, drejtuesi i motoçikletës humb njërën këmbë
12 Korrik, 2026

Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Gjirokastër-Tepelenë. Ngjarja ka ndodhur në kthesën e Viroit, kur një motoçiklist është...

Lexo më shumë

Koncerti i Kanye West, Rama: Bota pa se aty ku ka protestë, ka edhe siguri

Koncerti i Kanye West, Rama: Bota pa se aty ku ka protestë, ka edhe siguri
12 Korrik, 2026

Kryeministri Edi Rama thotë se miliona sy u drejtuan nga Shqipëria, për shkak të organizimit të koncertit të Kanye West...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}