Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Europa e taksave të çmendura, vendet ku paga përgjysmohet para se të hyjë në bankë

2026/05/27 at 4:55 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Europa e taksave të çmendura, vendet ku paga përgjysmohet para se të hyjë në bankë

Imagjino të të ofrojnë një punë në Europë me rrogë gati 8 mijë euro në muaj. Në kokën tënde menjëherë nis të bësh llogaritë sa do fitosh e sa do kursesh e ku do të shkosh me pushime.  Por sapo hyn shteti në mes me taksat, historia ndryshon komplet.


Në disa vende të Europës do të të mbeteshin pothuajse të gjitha paratë në xhep. Në të tjera, gati gjysma e rrogës zhduket para se paga të të vijë në bankë. Diferencat e taksimit të pagës bruto prej 100 mijë eurosh në vit në 31 vendet europiane është e madhe.

Bullgaria rezulton surpriza më e madhe e listës. Atje, nga 100 mijë euro bruto, një punonjësi i mbeten në dorë rreth 86,930 euro neto. Pra shteti merr relativisht pak në taksa dhe kontribute krahasuar me pjesën tjetër të Europës.

Edhe Estonia, Çekia, Malta dhe Qiproja renditen mes vendeve ku pagat “preken” më pak nga taksat, me mbi 70 mijë euro që mbeten neto. Krejt ndryshe është panorama në Belgjikë. Aty, nga 100 mijë euro në vit, në xhep mbeten vetëm rreth 50 mijë euro. Praktikisht gjysma e pagës ikën direkt për tatime, sigurime dhe kontribute të tjera. Belgjika rezulton vendi me barrën më të rëndë fiskale në Europë për këtë nivel page.

Edhe Danimarka dhe Suedia janë shumë pranë, me taksa kaq të larta sa shteti merr pothuajse aq sa fiton vetë punonjësi. Mes ekonomive më të mëdha europiane, Britania e Madhe rezulton më “miqësorja” për pagat e larta.

Nga 100 mijë euro bruto, në Britani mbeten rreth 70 mijë euro neto. Në Francë dhe Spanjë mbeten mbi 60 mijë euro, ndërsa Gjermania dhe Italia zbresin ndjeshëm më poshtë. Në Itali, për shembull, nga 100 mijë euro në vit mbeten vetëm rreth 56 mijë euro neto.

Vendet e Europës Lindore kanë zakonisht sisteme më të thjeshta dhe taksa më të ulëta, ndaj punonjësit mbajnë një pjesë më të madhe të pagës. Në anën tjetër, vendet nordike dhe ato të Europës Perëndimore kanë taksa progresive shumë më të larta për të ardhurat e mëdha, si edhe kontribute sociale më të rënda.

Në disa shtete europiane, tatimi për pagat e larta arrin deri në 60%. Megjithatë, në këtë anlizë krahasimore duhet thënë edhe një tjetër detaj: një pagë prej 100 mijë eurosh në vit mbetet shumë mbi mesataren europiane.

Sipas të dhënave të OECD, Zvicra është i vetmi vend në Europë ku paga mesatare vjetore kalon pragun e 100 mijë eurove.



Ju sugjerojmë

Romano Prodi: Amerika nuk është më “motra” e Europës
Bota

Romano Prodi: Amerika nuk është më “motra” e Europës

16 Qershor, 2026 10:36 pm
Trump: Irani rrëzoi helikopterin Apache, duhet përgjigje ndaj sulmit
Bota

Trump: Marrëveshja SHBA-Iran po hyn në fazën e dytë

16 Qershor, 2026 9:26 pm
Botërori në SHBA, Irani: Jemi më të keqtrajtuarit këtu
Sport

Botërori në SHBA, Irani: Jemi më të keqtrajtuarit këtu

16 Qershor, 2026 8:08 pm
Edi Rama tregon për revistën italiane kur do të japë dorëheqjen
Kryesore

Edi Rama tregon për revistën italiane kur do të japë dorëheqjen

16 Qershor, 2026 7:05 pm
Dita e 17-të e protestës në Tiranë, nga nesër ndryshon orari i tubimit
Aktualitet

Dita e 17-të e protestës në Tiranë, nga nesër ndryshon orari i tubimit

16 Qershor, 2026 7:01 pm
Goditet rrjeti që transferonte para për Ndranghetën dhe një grup kriminal shqiptar
Aktualitet

Goditet rrjeti që transferonte para për Ndranghetën dhe një grup kriminal shqiptar

16 Qershor, 2026 6:56 pm
Arrestohen 7 persona në Itali, të dyshuar për sulme terroriste
Bota

Arrestohen 7 persona në Itali, të dyshuar për sulme terroriste

16 Qershor, 2026 5:59 pm
Policia bllokon 8 mjete ujore në Ksamil
Aktualitet

Policia bllokon 8 mjete ujore në Ksamil

16 Qershor, 2026 5:42 pm
FBI: Shmangëm atentatin në Shtëpinë e Bardhë, mund të kishte mijëra viktima
Bota

FBI: Shmangëm atentatin në Shtëpinë e Bardhë, mund të kishte mijëra viktima

16 Qershor, 2026 4:58 pm
Goditja e grupeve kriminale, Braho: Pasuritë e sekuestruara do të përdoren për…
Kronikë

Goditja e grupeve kriminale, Braho: Pasuritë e sekuestruara do të përdoren për…

16 Qershor, 2026 4:07 pm
Para
Shtëpia e Bardhë mohon pretendimet për draft-marrëveshje me Iranin

Shtëpia e Bardhë mohon pretendimet për draft-marrëveshje me Iranin

Putin: Ka dritë në fund të tunelit për fundin e luftës në Ukrainë

Rusia paralajmëron diplomatët të largohen nga Kievi, reagon ashpër BE-ja

BE-ja është gati të hapë kapitujt e parë për pranimin e Ukrainës në qershor

BE-ja është gati të hapë kapitujt e parë për pranimin e Ukrainës në qershor
















TE FUNDIT

Romano Prodi: Amerika nuk është më “motra” e Europës

Romano Prodi: Amerika nuk është më “motra” e Europës
16 Qershor, 2026

“Nëse e lëmë Europën të marrë fund, atëherë merr fund edhe qytetërimi.” Me këtë paralajmërim të fortë, ish-presidenti i Komisionit...

Lexo më shumë

Trump: Marrëveshja SHBA-Iran po hyn në fazën e dytë

Trump: Irani rrëzoi helikopterin Apache, duhet përgjigje ndaj sulmit
16 Qershor, 2026

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka deklaruar se Uashingtoni dhe Teherani po hyjnë në fazën e dytë të...

Lexo më shumë

Botërori në SHBA, Irani: Jemi më të keqtrajtuarit këtu

Botërori në SHBA, Irani: Jemi më të keqtrajtuarit këtu
16 Qershor, 2026

Tensione jashtë fushës për Iranin në Botërorin 2026, pasi sulmuesi Mehdi Taremi ka denoncuar një situatë “shumë stresuese” të lidhur...

Lexo më shumë

Edi Rama tregon për revistën italiane kur do të japë dorëheqjen

Edi Rama tregon për revistën italiane kur do të japë dorëheqjen
16 Qershor, 2026

Kryeministri Edi Rama deklaroi se nuk e mendon ende dorëheqjen, pavarësisht protestave në vend kundër tij. Në një intervistë për...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}