Klotilda Bushka ka lënë ambientet e SPAK pas rreth dy orësh qëndrimi në Prokurorinë e Posaçme, ku ishte paraqitur në kuadër të hetimeve për dosjen “Erion Veliaj”.
Sipas hetimeve, Bushka akuzohet se ka tentuar të ndikojë në procesin hetimor dhe të pengojë zbardhjen e plotë të çështjes që lidhet me dosjen “Veliaj”.

















