Detaje të reja janë zbardhur nga dhunimi për vdekje i Ismail Aliaj, ngjarje e ndodhur mesditën e sotme në Vlorë. Mësohet se një muaj më parë, viktimës i kishin djegur edhe automjetin.
Policia sqaroi se këtë të premte 2 persona e kanë dhunuar 63-vjeçarin, i cili ka ndërruar jetë në spital si pasojë e lëndimeve të marra.
Blutë e Vlorës thanë se i kanë identifikuar dy autorët e dhunës dhe se po punojnë për kapjen e tyre.
Ndërkohë po punohet për të sqaruar nëse djegia e automjetit lidhe me të njëjtët autor të dhunimit, si dhe për të zbardhur shkaqet e konfliktit.

















