Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Cilat janë forcat që mbajnë në këmbë regjimin iranian?

2026/03/17 at 2:14 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Cilat janë forcat që mbajnë në këmbë regjimin iranian?

Republika Islamike e Iranit është mësuar me dhunën politike, që nga lindja e saj me revolucionin e deri te përplasjet e vazhdueshme brenda dhe jashtë vendit.


Pas rrëzimit të Shahut, regjimi goditi ashpër këdo që nuk ishte në një linjë me klerin. Më pas erdhën pengmarrjet, përplasjet e brendshme me zhdukje figurash të rëndësishme, terrorizmi i frymëzuar dhe i pësuar, lufta me Irakun në vitin 1980, lëvizjet separatiste të kurdëve, baluçëve dhe arabëve, si dhe përballjet e para me SHBA-në. Në vite janë shtuar edhe atentatet ndaj të arratisurve, mbështetja për milicitë në Lindjen e Mesme, sanksionet që e kanë mbytur ekonominë dhe përplasja me Izraelin, nga e fshehtë në të hapur. Në planin e brendshëm, protestat janë rikthyer vazhdimisht, të shoqëruara me presion ndërkombëtar në rritje.

Të gjitha këto kanë treguar rezistencën e regjimit dhe vendosmërinë për t’u përgjigjur, shpesh me dorë të fortë për të shtypur protestat, por edhe me lëvizje të kujdesshme për të balancuar reagimin.

Teherani ka ndërtuar një sistem të madh pushteti me struktura që shpesh mbivendosen dhe janë në konkurrencë mes tyre. Jo rrallë kanë pasur përplasje, që kanë dalë në sipërfaqe me larje hesapesh, rrjedhje informacioni dhe intriga.

Në krye qëndron lideri suprem. Nën të, Këshilli i Sigurisë Kombëtare i drejtuar nga Ali Larijani, i cili para vdekjes kishte theksuar se protestuesit do të trajtohen pa mëshirë.

Shtylla kryesore mbeten Gardat Revolucionare, një ushtri paralele me flotë detare, njësi raketore dhe struktura të inteligjencës. Të armatosura mirë dhe me burime të mëdha, ato kanë krijuar një qendër të tyre pushteti edhe falë lidhjeve me ekonominë. Janë krahu i gjatë i ajatollahëve, por disa vëzhgues nuk përjashtojnë që një ditë mund të zëvendësojnë vetë klerin në drejtim.

Pasdaranët veprojnë brenda dhe jashtë kufijve, me rrjete aleatësh dhe pa kufij të qartë në veprim. Megjithatë, reputacioni i tyre u godit kur Izraeli arriti të eliminojë disa nga drejtuesit më të lartë në operacione të befasishme, edhe në shtëpi apo bunkerë.

Elementi i dytë, sidomos për përballjen me protestat, është Basij, një milici me dhjetëra mijëra njerëz, ndër më besnikët ndaj ideologjisë së regjimit. Ata bashkojnë vendosmërinë me besnikërinë dhe janë shpesh të parët që përballen me protestuesit, shpesh të organizuar në grupe me motorë.

Më në hije kanë qenë forcat e rregullta, Artesh, të mbajtura gjithmonë në plan të dytë. Por së fundmi kanë sinjalizuar se mund të përfshihen drejtpërdrejt, duke deklaruar se janë gati të mbrojnë vendin nga çdo kërcënim.

Rrethi mbyllet me shërbimet sekrete, të shumta dhe shpesh në konkurrencë mes tyre. Ato ndjekin kundërshtarët jashtë vendit, shtypin ata brenda dhe mbikëqyrin njëra-tjetrën. Nga Ministria e Inteligjencës te njësitë e pasdaranëve dhe strukturat kibernetike, të gjitha janë të angazhuara për të kontrolluar situatën, parandaluar infiltrime dhe për të mbështetur arrestimet.

Është një makineri e ndërlikuar pushteti, e ndërtuar për të mbijetuar në çdo kusht dhe për të reaguar fort ndaj çdo sfide./CorrieredellaSere



Ju sugjerojmë

“Ronaldo do t’i japë lamtumirën kombëtares së Portugalisë pas Botërorit”
Sport

“Ronaldo do t’i japë lamtumirën kombëtares së Portugalisë pas Botërorit”

3 Korrik, 2026 12:55 pm
Pas Finlandës, edhe Lituania vendos të lejojë armët bërthamore në territorin e saj
Bota

Pas Finlandës, edhe Lituania vendos të lejojë armët bërthamore në territorin e saj

3 Korrik, 2026 12:52 pm
Braho: Policia mbetet partner kyç, SPAK duhet të ketë pavarësi operacionale
Aktualitet

Braho: Policia mbetet partner kyç, SPAK duhet të ketë pavarësi operacionale

3 Korrik, 2026 12:48 pm
Lamallari: Dhunuesit e policisë nuk janë protestues, por vandalë
Aktualitet

Lamallari: Dhunuesit e policisë nuk janë protestues, por vandalë

3 Korrik, 2026 12:46 pm
NATO, Trump paralajmëron masa ndaj aleatëve që nuk përmbushin objektivat
Bota

NATO, Trump paralajmëron masa ndaj aleatëve që nuk përmbushin objektivat

3 Korrik, 2026 11:58 am
Vala e të nxehtit, dëme edhe në shëndetin mendor
Life Style

Vala e të nxehtit, dëme edhe në shëndetin mendor

3 Korrik, 2026 11:55 am
“Ligjet”/ Deputeti i PS e pyet për ’21 Janarin’, ja si përgjigjet Klodian Braho
Aktualitet

“Ligjet”/ Deputeti i PS e pyet për ’21 Janarin’, ja si përgjigjet Klodian Braho

3 Korrik, 2026 11:10 am
Trump: Irani ka rënë dakord për gjithçka që na nevojitet
Bota

Trump: Irani ka rënë dakord për gjithçka që na nevojitet

3 Korrik, 2026 10:35 am
Protestat, Rama: Ka shumë për të reflektuar nën atë koren e zezë
Kryesore

Protestat, Rama: Ka shumë për të reflektuar nën atë koren e zezë

3 Korrik, 2026 10:32 am
Braho te “Ligjet”: Korrupsioni mbetet fenomen shqetësues
Aktualitet

Braho te “Ligjet”: Korrupsioni mbetet fenomen shqetësues

3 Korrik, 2026 10:30 am
Para
Serbia konfirmoi blerjen e raketave kineze, Mali i Zi bën thirrje për paqe

Serbia konfirmoi blerjen e raketave kineze, Mali i Zi bën thirrje për paqe

Gënjeshtra i ka këmbët e shkurtra, por pse biem pre e gënjeshtrave?

Gënjeshtra i ka këmbët e shkurtra, por pse biem pre e gënjeshtrave?

Berisha vizitë zyrtare në Bruksel në kuadër të 50 vjetorit të PPE

Berisha vizitë zyrtare në Bruksel në kuadër të 50 vjetorit të PPE
















TE FUNDIT

“Ronaldo do t’i japë lamtumirën kombëtares së Portugalisë pas Botërorit”

“Ronaldo do t’i japë lamtumirën kombëtares së Portugalisë pas Botërorit”
3 Korrik, 2026

Epoka e Cristiano Ronaldos me fanellën e kombëtares së Portugalisë duket se po i afrohet fundit. Sipas motrës së tij, Kátia...

Lexo më shumë

Pas Finlandës, edhe Lituania vendos të lejojë armët bërthamore në territorin e saj

Pas Finlandës, edhe Lituania vendos të lejojë armët bërthamore në territorin e saj
3 Korrik, 2026

Presidenti lituanez, Gitanas Nauseda, tha se udhëheqësit më të lartë politikë të vendit baltik kishin rënë dakord që një ndalim...

Lexo më shumë

Braho: Policia mbetet partner kyç, SPAK duhet të ketë pavarësi operacionale

Braho: Policia mbetet partner kyç, SPAK duhet të ketë pavarësi operacionale
3 Korrik, 2026

Kreu i SPAK, Klodian Braho, gjatë fjalës se tij në Komisionin e Ligjeve, vlerësoi rolin e Policisë së Shtetit si partner...

Lexo më shumë

Lamallari: Dhunuesit e policisë nuk janë protestues, por vandalë

Lamallari: Dhunuesit e policisë nuk janë protestues, por vandalë
3 Korrik, 2026

Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, deklaroi nga Elbasani se personat që kanë ushtruar dhunë ndaj Policisë së Shtetit...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}