Vijon saga e çështjeve të hapura nga SPAK kundrejt mazhorancës, përtej historisë së zv/kryeministres Balluku, tashmë çështja e AKSHI-t ka marrë një kthesë të papritur. Prokuroria ka pasur në posedim të saj përgjime të çuditshme të Ergys Agasit në zyrë duke përgjuar veten, bashkëpunëtorët, drejtoren e AKSHI-t në biseda ky flitet për afera që lidhen me tenderët shtetërorë. Historia e vetë përgjimeve që shokoi Shqipërinë 15 vjet më parë, duket se është rikthyer. SPAK kërkon me vendim gjykate arrestimin e një personi për akuzën që ka, policia nuk e gjen, personi zhduket, dhe të nesërmen kthehet dhe merr verën me vlerë 3-4 milionë euro që gjendej në bodrumin e shtëpisë së tij. Policia nuk kupton asgjë deri të nesërmen në mëngjes.
Të ftuar: Belind Këlliçi, Mentor Kikia, Baton Haxhiu, Neritan Sejamini

















