Kancelari gjerman Friedrich Merz kërkoi hapir ngrirjen 210 miliardë eurove e asete ruse për të ndihmuar në përfundimin e luftës në Ukrainë.
Gjatë fjalimit të mbajtur në Bundestag mbi zhvillimet e vitit 2025 që po e lëmë pas, Merz pohoi se në nivelin gjeopolitik, trazirat kanë qenë të thella. Marrëdhënia e Gjermanisë me SHBA-në ka ndryshuar rrënjësisht, kujtoi ai, në Ukrainë vazhdon lufta e paligjshme agresore e Rusisë, teksa luftrat tregtare kanë rënduar ekonominë gjermane, e cila për shkak të “mosmarrjes së masave në të kaluarën” po has në vështirësi serioze edhe brenda vendit. Ai sheh një shqetësim real se rendi botëror që po zëvendësohet nga çrregullimi.
“Ne nuk mund të qëndrojmë duarkryq dhe të kundrojmë teksa bota riorganizohet. Nuk jemi top loje i superfuqive. Çështja me Ukrainën është sesi të arrihet një paqe e drejtë. Asetet ruse të ngrira në bankat europiane duhet të përdoren për këtë qëllim. Në këtë mënyrë, ne i dërgojmë një sinjal të qartë Rusisë se do t’i përdorim asetet e depozituara këtu për të ndihmuar për përfundimin e kësaj lufte sa më shpejt të jetë e mundur.”, shprehet Merz.
Shumica e 27 qeverive të BE-së e mbështesin përdorimin e afro 210 miliardë eurove të aseteve ruse të bllokuara në BE për të ofruar gjatë viteve të ardhshme ndihmë financiare për Ukrainën si për të mbështetur rindërtimin e vendit edhe për blerjen e armëve moderne për ushtrinë ukrainase. Një lëvizje e tillë megjithatë ka hasur në kundërshtimin e Hungarisë dhe të Sllovakisë. Asetet e ngrira janë fonde financiare ose prona që pronari nuk mund t’i aksesojë dhe nuk mund t’i përdorë për ndonjë transaksion ose transferim, për shkak të kufizimeve të vendosura nga një qeveri – ose bllok shtetesh, si BE-ja.
Në rastin e Rusisë janë ngrirë si asetete saj shtetërore në formën e parave kesh, obligacioneve dhe letrave me vlerë të mbajtura jashtë vendit ashtu edhe asetet private si jahte dhe pasuri të paluajtshme në pronësi të miliarderëve të sanksionuar rusë.

















