Kanë dalë tashmë rezultatet e para të votimit për zgjedhjet lokale në Kosovë, në raundin e dytë të tzre. Sipaas Exit Poll-it T7, ata që kryesojnë janë kandidatët e Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe PDK-së. Ndërkohë, Prishtina duket se do të drejtohet nga kandidati i LDK-së, Përparim Rama, që ka marr 52.8% të votave, ndërsa përfaqësuesi i Lëvizjes Vetëvendosje, Hajrulla Çeku, ka marrë 47.2% të votave.
Në Gjakovë, Ardian Gjini i AAK-së ka fituar me 59.2% kundrejt Ardian Golës së Vetëvendosjes, me 40.8% të votave.
Në Pejë, Gazmend Muhaxheri i LDK-së udhëheq me 59.5%, duke mposhtur Taulant Kelmendin, i cili ka marrë 40.5%. Prizreni rikonfirmon haqir Totaj i PDK-së i cili ka siguruar 55.5% të votave kundrejt 44.5% të kandidatit të Vetëvendosjes.
Ndërsa në komunën e Ferizajt, Arian Tahiri i PDK-së kryeson me 50.9%, ndërsa Faton Peçi i Vetëvendosjes ka marrë 49.1%.

















