Kryeministri Edi Rama ka ndarë me ndjekësit mëngjesin e sotëm disa pamje nga kantieri i punës në hyrje të qytetit të Shkodrës.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, kreu i qeverisë shprehet se kjo është një ndërhyrje dinjitoze dhe që po transformon zonën.
“Mirëmëngjes dhe me kantierin e punës në hyrje të Shkodrës, një ndërhyrje dinjitoze që po transformon zonën me rrugë, shtigje për biçikleta, trotuare, ndriçim e shumë gjelbërim, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.

















