Sot nis viti i ri akademik. Deri më tani janë regjistruar afro 20 mijë maturantë, të cilët tyre kanë zgjedhur Universitetin e Tiranës për të ndjekur studimet.
Me prioritet këtë vit janë parë degët që lidhen me fushën e shëndetit, IT dhe inxhinieritë në përgjithësi të ndjekura nga programet ekonomi-financë.
Ndërkohë kotat në degët e mjekësisë, stomatologjisë, farmacisë dhe arkitekturës tek Universiteti Politeknik i Tiranës, janë plotësuar 100%, gjithashtu dhe degët e IT. Kuotat gjithashtu janë plotësuar edhe tek 2 Akademitë e Ministrisë së Mbrojtjes dhe e Rendit.

















