Emisioni i parë i sezonit të 29-të të “Opinion” më 4 shtator 2025 ishte një intervistë me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, të fokusuar te problematika e verës, kryesisht mbi dy shtyllat kryesore, shtyllën e parë, atë që lidhet me prishjet në Theth dhe në të gjithë Shqipërinë dhe problematika e turizmit që këtë vit kishte mjaft probleme.
Nuk munguan edhe pyetje të tjera që lidhen me aktivitetin politik dhe zhvillimet e verës. Një koment nëse prishjet janë selektive, çfarë vizioni ka qeveria për ndërtimet në të ardhmen, çfarë po ndodh me turizmin dhe a ka një vizion për zhvillimin e turizmit në Shqipëri.

















