Kryeministri Edi Rama në një komunikim në rrjetet sociale bëri me dije se se 207 shtëpi janë dëmtuar nga zjarret masive që prekën vendin në orët e fundit.
Sipas tij 40 familje kanë humbur plotësisht shtëpinë, ndërkohë që ka shtuar se qeveria do të kompensojë çdo dëm.
“Jam këtu për të ndarë me ju disa përshtypje dhe patjetër disa të dhëna lidhur me 48, 72 orët e fundit, të cilat ishin tejet të vështira për shkak të zjarreve që patën zhvillim më të madh sesa çdo herë tjetër më parë këtë moment. Në radhë të parë dua që t’ju shpreh ngushëllim atyre që humbi të afërmin e vet dhe t’ju shpreh gjithë solidaritetin atyre familjeve që faktikisht kanë humbur shtëpinë nga zjarri, tani që flasim janë 207 shtëpi të dëmtuara, të prekura nga zjarri por në këtë numër hyn 40 familje deri tani, të cilat e kanë humbur shtëpinë plotësisht. Dua t’i siguroj të gjithë qoftë familjet që kanë humbur shtëpinë plotësisht apo ata që kanë pësuar dëmtime se ne po bëjmë sipas protokollit të situatës dhe me autoritetet përkatëse inventarizimin e plotë të këtyre dëmevve dhe padiskutim sic ka ndodhur në të shkuarën, do të ndodhë përsëri. Askush nuk do të jetë vetëm dhe nuk do të mbetet pa e parë në krah qeverinë dhe pa e pasur në krah shtetin për t’u rikthyer në një shtëpi më të mirë dhe më të fortë dhe për të marrë dëmshpërblimet përkatëse edhe për krerët e humbur. Deri tani numërohen 3 6019 krerë të humbur, do të kompensojmë një për një pa asnjë diskutim ndërkohë që inventarizimi i tyre vazhdon.”, tha kryeministri.