Një ngjarje e rëndë është regjistruar në zonën e Llogarasë në Vlorë ku 22 kuaj janë qëlluar me çifte.
Për pasojë janë vrarë katër prej tyre, ndërsa tre kuaj të tjerë kanë pësuar dëmtime.
Sipas tvklan, dyshimet e para janë që ngjarja të ketë ndodhur për shkak të konkurrencës ose ndonjë konflikt mes pronarëve që bëjnë guida me kuaj.
Pjesa më e madhe e tufës qëndronte e lirë në Llogara për t’i parë edhe turistët që vizitojnë zonën.
Mësohet se për ngjarjen, e cila dyshohet të ketë ndodhur disa ditë më parë, policia ka nisur hetimet.

















